LAJMI I FUNDIT:

Emery: Jam ndjerë i vetëm te Arsenali, e doja Monchin në klub

Emery: Jam ndjerë i vetëm te Arsenali, e doja Monchin në klub

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka konfirmuar se drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, ishte gati t’i bashkohej atij në Londër.

Emery pranon se është ndjerë “i vetëm” sa ishte në krye të Topçinjve, pasi klubi asnjëherë nuk i doli në mbrojtje atij.

“Në të gjitha skuadrat ku kam qenë në të, kam pasur gjithmonë mbrojtje nga drejtuesit”, ka thënë fillimisht Emery për Daily Mail, ndërsa shtoi duke thënë se Monchi pothuajse u bashkua me të te Arsenal përpara se të rikthehej te Sevilla.

Immobile flet për trajnerët: Emery e Conte janë taktikë, Klopp e Inzaghi më ndryshe
Lexo po ashtu Immobile flet për trajnerët: Emery e Conte janë taktikë, Klopp e Inzaghi më ndryshe

“Në PSG presidenti Nasser Al-Khelaifi më mbrojti shumë. Në Arsenal unë pata shumë mungesë të mbrojtjes nga drejtuesit”.

“Klubi më punësoi si trajner dhe ata kishin Ivan Gazidis, Raul Sanllehi, Edu. Unë duhet të besoja tek puna e tyre ndërsa unë të përqendrohesha te lojtarët dhe stërvitja”.

“Para se të mbërrija ishte Arsene Wenger që bëri gjithçka. Ishte ndryshe, por unë mbërrita si trajner dhe kam dashur të punoj në atë mënyrë. Pastaj ka pasur vendime të marra në klub që nuk rezultuan mirë”.

“Unë mbeta i ekspozuar nga rezultatet dhe me gabime të caktuara që ishin bërë më parë. Logjikisht nuk thashë asgjë, por u ndjeva i vetëm”.

Emery: Arsenali kishte shumë probleme, tifozët i injoronin ato dhe kërkonin largimin tim
Lexo po ashtu Emery: Arsenali kishte shumë probleme, tifozët i injoronin ato dhe kërkonin largimin tim

“Kur pati probleme në PSG, presidenti zbriti në dhomën e zhveshjes dhe na mbrojti të gjithëve”.

“Te Arsenali ende nuk e kishin atë sens. Ndoshta sepse klubi ka ardhur nga epoka e Wenger kur ai bëri gjithçka. Ata nuk dinin si të bënin”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori