Si çdo shtet sovran, edhe Kosova ka të drejtë t’i ketë forcat e saj të armatosura dhe për këtë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me autoritetet e Kosovës në krijimin e forcave mbrojtëse, ka thënë Philip Kosnett, kandidat për ambasador të ardhshëm i SHBA-së në Kosovë.
Kosnett është emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si ambasador i ardhshëm në Kosovë.
Ai të enjten është paraqitur para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të disa senatorëve. Pos tjerash, ai ka folur edhe për çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur. Ai ka thënë se edhe Kosova, sikurse çdo shtet tjetër, ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj.
“Do të punoj në mënyrë që Kosova të ketë aftësi vetëmbrojtëse. Si çdo vend tjetër, edhe Kosova e ka të drejtën e vet sovrane t’i ndërtojë forcat e saj të armatosura për mbrojtjen e vet. Shtetet e Bashkuara mbështesin tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri ndërvepruese në NATO, me mandat mbrojtës të limituar”.
“Kosova duhet të qëndrojë në bashkëpunim të ngushtë me ne dhe të vazhdojë shtrirjen e saj dhe të flasë edhe me serbët e Kosovës, që të garantojë një tranzicion të suksesshëm. Nëse unë konfirmohem si ambasador, do të punoj me aleatët e NATO-s dhe Kosovën që t’i krijoj Forcat e Armatosura të Kosovës që të jenë të afta, gjithëpërfshirëse dhe një forcë që ndikon në stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Kosnett.
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon për transformimin e FSK-së në ushtri me komunitetet në Kosovë, me vendet rajonale, NATO-n, KFOR-in dhe me shtetet partnere, veç e veç.
“Ne kemi arritur rezultate të pakontestueshme në raport me komunitetet që jetojnë në Kosovë, kemi ndërtuar bashkëpunim të rregullt me shtetet rajonale, e marrëveshje bashkëpunimi me 13 shtete në botë. FSK-ja është institucion kredibil, përfaqësues dhe i gatshëm”.
“Përpjekjet tona për ndryshime kushtetuese nuk do të ndalen asnjëherë, sepse kjo do të mundësonte ndryshimin e emrit dhe maksimalizimin e mbështetjes politike, derisa qasja jonë në tranzicionin e FSK-së nuk është qasje ad-hoc. Kemi planin 10-vjeçar të tranzicionit, i cili në substancë bëhet përmes ndryshimeve ligjore, ndërsa përpjekjet për ndryshimet kushtetuese do të jenë të vazhdueshme”, ka thënë Ramandani.
Sipas tij, transformimi i FSK-së në ushtri nuk do të thotë zëvendësim i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
“Nuk do të zëvendësohet KFOR-i, por do të thellohet partneriteti mes FSK-së dhe KFOR-it. Përkundrazi, kjo nënkupton partneritet edhe më të thellë mes FSK-së dhe KFOR-it. Ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin që kemi me shtete partnere, veç e veç, po ashtu me KFOR-in, me NATO-n dhe me komunitetet në Kosovë dhe besojmë se kjo është rruga, të cilën do ta ndjekim edhe më tutje”, ka theksuar Ramadani.
Ndërkaq, gjatë paraqitjes në Komitetin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Kosnett po ashtu është pyetur lidhur me spekulimet për mundësinë e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për idenë e shkëmbimit të territoreve.
“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes dy vendeve. Mendojmë se ka rëndësi kritike që të dyja vendet të avancojnë për t’i kapërcyer tensionet e vjetra”, ka thënë Kosnett.
Megjithatë, zyrtarët e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur qëndrimin se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur, duhet të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, të cilat deri më tash janë refuzuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kuvendin e Kosovës.
Autoritetet e Kosovës, në vazhdimësi kanë deklaruar se Forcat e Armatosura të Kosovës, në të ardhmen, do të jenë faktor i stabilitetit brenda për brenda Kosovës dhe për rajonin, ndërkohë që autoritetet e Serbisë i shohin këto forca si të rrezikshme për paqen dhe si faktor i destabilitetit në rajon. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën