LAJMI I FUNDIT:

Elshani: Humbëm ndeshjen në pjesën e parë, kushtet për lojë ishin të këqija

Elshani: Humbëm ndeshjen në pjesën e parë, kushtet për lojë ishin të këqija

Drenica ka siguruar pikë të plota me një fitore të thellë ndaj Feronikelit, duke fituar me rezultat 4-0.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Lushtaku po vazhdon me formë të mirë.


Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani, deklaroi se ndeshja përfundoi në pjesën e parë, duke u ankuar edhe për kushtet për lojë.

“Kushtet e fushës ishin shumë të këqija, por nuk dua të arsyetohem aspak”.

“Nuk luajtëm mirë, pranuam tre gola në pjesën e parë, aty edhe përfundoi ndeshja”, ka thënë Elshani për Art Sport.

Superliga do të vazhdojë përsëri me ndeshje të tjera edhe në mesjavë. /Telegrafi/