eksperti-banner

Ellie Goulding ka ndarë një moment shumë intim nga periudha e shtatzënisë, duke publikuar një fotografi bardh e zi ku partneri i saj, Beau Minniear, shihet duke i puthur barkun ndërsa ajo pozon pa bluzë.

Këngëtarja 39-vjeçare e shoqëroi postimin me imazhe të tjera emocionale nga ajo kohë, duke treguar lidhjen e tyre të afërt gjatë pritjes së fëmijës.


Në një tjetër fotografi, Ellie shihet duke përqafuar barkun e saj e veshur me, ndërsa pozon me krahë engjëlli, duke i dhënë setit një ndjesi artistike dhe simbolike, shkruan DailyMail.

Postimi i saj vjen vetëm pak kohë pas lindjes së vajzës së dytë, Iris, që ajo e ka me Beau Minniear.

Edhe pse sapo është bërë nënë për herë të dytë, këngëtarja nuk ka ndalur aktivitetin artistik.

Ajo po përgatit albumin e ri “I Know Too Much”, i cili pritet të publikohet në shtator dhe që, sipas saj, do të jetë ndër projektet më personale të karrierës së saj.

Ellie ka treguar se rikthimi në muzikë pas lindjes ka qenë emocional dhe i fuqishëm, duke e ndihmuar të shprehë përjetimet e saj në mënyrë më të sinqertë përmes këngëve të reja. /Telegrafi/