LAJMI I FUNDIT:

ELKOS Group edhe zyrtarisht anikimon vendimin e AKP-së pranë dhomës se posaçme të Gjykatës Supreme

ELKOS Group edhe zyrtarisht anikimon vendimin e AKP-së pranë dhomës se posaçme të Gjykatës Supreme

Pas shumë tentativave dhe reagimeve të Kompanisë Elkos Group, Odave dhe Asociacioneve të Biznesit në Kosovë, dhe po ashtu edhe kërkesave drejtuar Kryeministrit dhe Krye parlamentarit te Republikës se Kosovës që kontesti në mes të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe Kompanisë Elkos Group lidhur më ndëshkimet financiare të aplikuara në rastin e Privatizimit te Ndërmarrjes se Re “Famipa” të rishikohet dhe të zgjidhet jashtë ballafaqimit në Gjykata, Bordi i Drejtorëve të AKP-së nuk ka qenë i gatshëm për rishqyrtim të vendimit duke i qëndruar kështu prapa vendimit të marrë më 25.06.2018.

Elkos Group duke parë që AKP-ja nuk ka qenë e gatshme qe një vendim i tillë të rishikohet, më datë 10.08.2018 ka shfrytëzuar te drejtën e saj ligjore duke ankimuar vendimin në Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme të Kosovës.


Elkos Group do të shfrytëzojë të gjitha mjetet ligjore për të kundërshtuar një vendim të tillë duke mos përjashtuar edhe Gjykatën e Arbitrazhit, pasi që është e bindur që vendimi nuk ka qanë i drejte dhe i argumentuar, dhe që në fund drejtësia do të jetë në anën e saj.

Elkos Group konsideron që vendimi i marrë nga AKP ka dëmtuar rëndë reputacionin e Kompanisë dhe ekonominë e vendit në përgjithësi, dhe lidhur më këtë Elkos Group do të kërkoje përgjegjësi dhe kompensim për të gjitha dëmet e shkaktuara. Siç edhe ekzistojnë më dhjetëra raste deri më tani kur për shkak të vendimeve jo ligjore dhe papërgjegjësisë se disa zyrtarëve të institucioneve te ndryshme, i janë shkaktuar dëme te mëdha Buxhetit te Republikës se Kosovës.