LAJMI I FUNDIT:

Eliza Dushku shijon muajt e shtatzënisë, konfirmon se nuk do të heqë dorë nga Hollywoodi

Eliza Dushku shijon muajt e shtatzënisë, konfirmon se nuk do të heqë dorë nga Hollywoodi
Eliza Dushku dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjian (Foto: Paul Marotta/Getty Images/Guliver)

Shumë mund të ndryshojnë në 15 vite – por dëshira e Eliza Dushkut për të publikuar “Mapplethorpe”, një dokumentar biografi për fotografin e ndjerë Robert Mapplethorpe, nuk u shua asnjëherë.

“Shkrimtari origjinal i Mapplethorpe kishte kontaktuar vëllanë tim me skenarin origjinal mbi 15 vite më parë”, ka thënë aktorja shqiptare për Revistën People.


“Sigurisht që nuk kam zgjedhur unë që të jetë kaq i gjatë procesi, por duhet të them, është diçka e pabesueshme se si çdo gjë përputhet”, ka thënë tutje ajo.

Eliza Dushku (Foto: Andrew Toth/Getty Images/Guliver)

Filmi u shfaq më 9 mars në Boston, qyteti ku Mapplethorpe vdiq 30 vjet më parë pas betejës së tij me AIDS.

I njohur për marrjen e fotografive të gjithçkaje nga lulet në gjenitalet mashkullore, Mapplethorpe, i luajtur nga Matt Smith i filmit “The Crown”, u përpoq të merrte punën e tij të shfaqur në vitet ’70.

Eliza, e cila vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Peter Palandjian, është shumë krenare për projektin e saj të fundit filmik, teksa po shijon pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë.

“Do të jetë një fëmijë hipi (term i njohur sidomos në vitet 1960, një person me pamje të pazakontë, zakonisht me flokë të gjatë, të lidhur me një nënkulturë që përfshin një refuzim të vlerave konvencionale)”, ka thënë me shaka, Dushku.

Mbi të gjitha, ajo i siguroi fansat e saj se nuk e ka ndër mend që të heqë dorë nga aktrimi apo të largohet nga Hollywoodit, pasi të bëhet nënë, përkundrazi ajo do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm për t’i çuar përpara kauzat e saj. /Telegrafi/

Eliza Dushku (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori