LAJMI I FUNDIT:

Elita Ziberi: Babai nuk më ndoqi në TV për shkak të emocioneve!

Elita Ziberi: Babai nuk më ndoqi në TV për shkak të emocioneve!

Për Elitën, pjesëmarrja në “The Voice of Turkey” dhe kthimi i të gjitha karrigeve të kuqe gjatë audicioneve të fshehura, është ende diçka e pabesueshme.

“Kisha konkurruar aty para një viti por nuk më kishin marrë në telefon. Më kontaktuan, shkova dhe ja ku jam! Jam në një ëndërr! Më duket e pabesueshme sepse ka pasur me të vërtetë shumë konkurrentë. Më vjen mirë që kalova, edhe për faktin se doja t’i tregoja Turqisë që edhe ne shqiptarët jemi shumë të fortë”.


Momentalisht ajo ndodhet në Tetovë, ku ka marrë pafund urime nga të njohur por edhe të panjohur. Po i shfrytëzon këto ditë edhe për të marrë ndonjë këshillë artistike për fazat e mëtejshme, transmeton t.ch.

Elita vjen me ‘cover’ të “Na Jena Njo” nga Ardian Bujupi (Video)
Lexo po ashtu Elita vjen me ‘cover’ të “Na Jena Njo” nga Ardian Bujupi (Video)

Dhe kur bëhet fjalë për këtë, padyshim ajo e ka mësuesin brenda shtëpisë, një ndër vokalistët më të preferuar në trojet shqiptare. Elita është vajza e Arif Ziberit, liderit të “Elita 5”. E pyetur se pse babai nuk e shoqëroi gjatë audicioneve, ajo ka thënë duke qeshur “Babi është pak frikacak nga avioni, e për më tepër, jam e sigurt që nuk do ta përballonte dot atë çast. Madje, ai nuk më ka parë as në TV gjatë performancës, për shkak të emocioneve. Di që në atë moment ka dalë prej shtëpisë, ngaqë nuk e përballonte dot”.

Pas pjesëmarrjes së dikurshme në “Top Fest”, por edhe pas cover-ave të suksesshëm që ka bërë së fundmi, Elita Ziberi po kërkon të hedhë hapa të sigurt në tregun e muzikës turke. Pas audicioneve të fshehura, ajo pret të kalojë edhe në fazat e tjera të këtij talent-show.

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori