LAJMI I FUNDIT:

Elita Rudi vazhdon të ‘peshkojë’ sportistët! (Foto)

Elita Rudi vazhdon të ‘peshkojë’ sportistët! (Foto)

Prezantuesja e njohur Elita Rudi ka qenë mjaft e përfolur në media për jetën e saj private. Ajo vitin e kaluar u përfol për një lidhje dashurie me basketbollistin e njohur Dardan Berisha, madje u aludua se edhe kishin shkuar me pushime së bashku në Turqi.

Muaj më parë, bukuroshja i dha fund lidhjes me futbollistin e njohur Bekim Balaj, edhe pse në mars të këtij viti ajo kishte qëndruar disa ditë në Zagreb, për të realizuar fotosesionin e saj të ri, por që në një nga prononcimet e saj, në një emision në Shqipëri, kishte mohuar se kishte takuar Bekimin.


Së fundmi ajo ka publikuar në llogarinë personale në SnapChat, një foto ku shihet sërish përkrah një futbollisti tjetër, e ai është Eros Grezda, me të cilin po përflitet se është në lidhje aktualisht, pasi janë parë së bashku në kryeqytetin e Kroacisë.

E ndërsa Instagrami i këngëtares, është i mbushur me fotografi që i ka publikuar nga qyteti i Zagrebit. Mesa duket Elita është duke kaluar pushimet këtë vit, pranë futbollistit të njohur nga Gjakoca, Eros Grezda, por që ende nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre./Telegrafi/

elita

https://www.instagram.com/p/BJbaze_giIH/

https://www.instagram.com/p/BJTPx6nAGwM

https://www.instagram.com/p/BJP5UO9gCbd

https://www.instagram.com/p/BJKyQRogEn5/