LAJMI I FUNDIT:

Eliot Engel: Kosova duhet të ketë ushtrinë

Eliot Engel: Kosova duhet të ketë ushtrinë

Ministri i Diasporës dhe i Investimeve Strategjike, Dardan Gashi në ditën e parë të vizitës në Uashington është takuar me kongresistin, njëherësh përkrahësin e madh të Kosovës, Elliot Engel.

Engel tha se ShBA-të, si tani në 10-vjetorin jubilar të shtetësisë së Kosovës, po ashtu edhe në të ardhmen do të jenë edhe më tej përkrah saj.


“Kosova, si shtet i pavarur dhe sovran, duhet të ketë ushtrinë dhe liberalizimin e vizave”, u shpreh kongresisti Engel, bëhet e ditur në njoftimin për  media të Ministrisë së Diasporës.

Ai Serbia nuk duhet të sillet në mënyrën siç po bën, duke iu referuar asaj që e quajti lojën e bllokadave ndaj Kosovës.

Ndërkaq, ministri Gashi e njoftoi kongresistin Engel për proceset, nëpër të cilat po kalon Kosova, duke reflektuar edhe mbi sugjerimet e kongresistit dhe të Qeverisë amerikane për dy çështje: Gjykata Speciale dhe Demarkacioni.

“Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk do të shtyhet, ne qëndrojmë prapa obligimeve ndërkombëtare, të marra si shtet. Po ashtu, edhe demarkacioni me Malin e Zi është një çështje që është duke marrë formën e zgjidhjes, andaj presim rezultate edhe në këtë drejtim”, tha Gashi.

“Kur po e festojmë 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, po i falënderojmë të gjithë ata që dhanë kontribut të pazëvendësueshëm për lirinë dhe shtetësinë e saj, ku vend jashtëzakonisht të rëndësishëm zë kongresisti Engel. Ai ishte zëri i Kosovës në Capitol, në kohën e spastrimit etnik të shqiptarëve, por edhe në kohën e pavarësisë të Kosovës”, tha Gashi, duke shtuar se Kosova tash, si shtet i pavarur, është hapur dhe është duke e përmirësuar në masë të madhe klimën e përgjithshme për investime.

Sipas tij, kjo dëshmohet edhe me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e termocentralit të ri nga kompania amerikane, në vlerë të 1.2 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori