Elina Duni gjatë vitit që shkoi ka qenë mjaft e suksesshme në skenat e Zvicrës dhe më gjerë. Për këtë ajo ka fituar disa vlerësime nivelesh të ndryshme nga fusha e xhazit, kryesisht lidhur me albumin e saj të ri “Dallëndyshe”.

Ka pasur medie britanike dhe të vendeve tjera që e kanë vlerësuar këngëtaren tonë me notat më të larta.


Një vlerësim të ngjashëm e ka bërë edhe gazeta “aargauerzeitung” e Zvicrës, me ç`rast Elinën e ka vendosur në vendin e parë të toplistësh prej 10 këngëtarëve dhe grupeve zvicerane të xhazit.

Viti 2015 ka qenë veçanërisht i pasur për xhazin zviceran. Për këtë arsye edhe shtyrja për kreun e hitit vjetor ka qenë e madhe, transmeton albinfo.ch. Dhe, në fund, ka qenë këngëtarja Elina Duni si një ambasadore unike e poezisë shqiptare, ajo që ka rezultuar më e mira, shkruan Stefan Künzli, ekspert i muzikës në këtë gazetë.

Ajo është pak përpara trios “Schnellertollermeier”, i cili me tinguj të stilit të rokut, po ia del të lë gjurmë edhe në skenën e xhazit. Por, sikur ky grup ashtu dhe Elina shkaktojnë reagie me zgjerimin që i bëjnë konceptit të xhazit. Një formulë kjo që vlen edhe për grupet Egopusher dhe The Great Harry Hilman.

Ja toplista
1. Elina DuniQuartet: Dallendyshe
2. Schnellertollermeier: X
3. Le Rex: Wild Man
4. Kaos Protokoll: Questclamationmarks
5. Egopusher (Tobias Preisig, Alessandro Gianelli)
6. The Great Harry Hillman: Veer off course
7. Christoph Irniger Trio: Octopus
8. René Mosele’s Ramblin’: Relaxing At The Showdown
9. Sarah Buechi: Shadow Garden. Intakt
10. Christoph Grab Raw Vision: Code Talker