Shtypja e lartë e gjakut paraqet problem serioz shëndetësor në gjithë botën, por nëse nuk kontrollohet mund të shkaktojë vdekje të papritur

Shtypja e lartë e gjakut është e njohur me emrin “vrasës i qetë”, andaj, pos dëmtimit të veshkave dhe humbjes së të parit, moskontrollimi i saj shpesh çon deri në vdekje, transmeton Telegrafi.

Nëse keni probleme me shtypjen e lartë të gjakut është e nevojshme të ulni konsumimin e ushqimit, i cili përmban natrium.

Asociacioni Amerikan i Zemrës thekson që teprica e natriumit çon deri te tërheqja e ujit nga enët e gjakut dhe krijon tepricë gjaku, gjë që shkakton rritje të shtypjes së gjakut.

Gjithashtu, është konstatuar që më së shumti natrium marrim nëpërmjet kripës e cila në dozë të tepruar ka në ushqim të shpejtë, ushqim të paketuar dhe ushqim nga restorantet.

Asociacioni Amerikan i Zemrës paralajmëron që në këta artikuj shtohet më së shumti natrium:

1. Kiflet dhe gjevrekët – një gjevrek mund të përmbajë edhe deri në 230 miligramë natrium.

2. Produktet e mishit të thatë – edhe deri në 2.000 gramë natrium në 100 gramë.

3. Pica – një fetë mund të përmbajë 760 miligramë.

4. Mishi i pulës – vetëm 100 gramë shkoptha të gatshëm mish pule për marinim mund të përmbajë 600 miligramë.

5. Supa në qese – një filxhan supe nga qesja mund të përmbajë 940 miligramë natrium.

6. Mish i gatshëm viçi.

7. Mish qengji.

8. Mish derri.

9. Gjalpi.

10. Djathi. Është e njohur që konsumimi i tepruar i sheqerit çon në obezitet, shtypje të lartë të gjakut dhe kolesterinë.

11. Ëmbëlsirat. Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i sheqerit mund të ndikojë në shtypjen e lartë të gjakut pa marrë parasysh peshën trupore të njeriut.

Ky është edhe një shkak më shumë që t’i eliminoni nga menyja juaj këto ëmbëlsira.

12. Lëngjet e blera në dyqan.

13. Produktet e ëmbla qumështi, siç janë jogurti i pemëve apo akullorja. Nëse shpesh hani ushqim i cili përmban sasi të madhe të trans-yndyrave rrezikoni të keni rritje të kolesterinës, sëmundje të zemrës, sulm në tru apo diabetin e tipit 2.

Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut patjetër shmangni këtë ushqim:

14. Kokoshkat.

15. Margarinën. Shtypja e gjakut patjetër duhet të kontrollohet rregullisht, por përpiquni që vetë të bëheni këshilltar juaji më i mirë dhe shmangni ushqimin i cili çdo ditë ju rrezikon shëndetin.

Përpiquni që nga menyja juaj të eliminoni artikujt e dëmshëm, në mënyrë që gjendja juaj shëndetësore të përmirësohet dhe vetes t’i siguroni jetë të gjatë. /Telegrafi/