Elhaida Dani u ka kushtuar një status të gjithë mbështetësve të saj, pas pjesëmarrjes në festivalin evropian të këngës, Eurosong.

Elhaida u pa si një nga favoritet e festivalit, mbase më shumë nga euforia dhe dëshira e shqiptarëve për të arritur sukses, por përfundoi në pozitën e 17-të me 34 pikë të mbledhura, që ishte rezultati më i keq i Shqipërisë.


Pavarësisht kësaj, Elhaida ka ngritur zërin e falënderimit për mbështetësit, duke thënë se ajo ka dhënë gjithçka nga vetja për një performancë sa më të mirë.

Ja postimi i saj në Facebook… /Telegrafi/