Klea Huta ditën e djeshme (e mërkurë) u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë në Instagram përmes opsionit pyetje-përgjigje.

Në mesin e tyre ishte edhe një për bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur, Elgit Doda.

U tha se Elgiti u bë i famshëm nga Big Brother VIP dhe për këtë krahas Kleas, një reagim u bë edhe nga artisti.

Elgit Doda (Foto: Instagram)

Krijuesi i hitit “Toxic Love” ka shpërndarë këngët që ka publikuar ndër vitesh e bashkë me to edhe klikimet.

“A u bë i famshëm Elgiti nga BBV”?, përgjigjet Klea Huta: Flinte në studio për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot “A u bë i famshëm Elgiti nga BBV”?, përgjigjet Klea Huta: Flinte në studio për vite me radhë për t’u bërë ky që është sot

“Për të gjithë skeptikët. Llogaritë bëjini vetë. Kur unë kam pasur klikime ju në kokë nuk keni pasur qime, thotë një shok i imi”, tha ai.

Elgit Doda (Foto: Instagram)

“Mos të vazhdohj me produksionet që kam bërë se do ju humbi numërimi i milionave”, thotë më tej artisti.

Kjo është aluduar pasi Doda ka qenë i përfshirë disa herë në BBV për shkak të befasive që ia bëri banorëve, veçanërisht mikut të tij, aktorit Donald Veshaj.

I njëjti së bashku me Romeon ia dedikoi një këngë banores së Big Brother, Monika Lubonjës, të quajtur “Piloti”. /Telegrafi/

Elgit Doda (Foto: Instagram)