Me rastin e 27 vjetorit të funksionimit të Drejtorisë doganore të Maqedonisë, ku të pranishëm ishin kryeministri Zoran Zaev, zv. ministrja e Financave Shiret Elezi, drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski e shumë personalitete tjera, u th se doganat moderne dhe të digjitalizuar do të sjellin më shumë përmirësimin e tregtisë dhe transportit e me këtë do të përfitojë më shumë edhe ekonomia e vendit, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave.

Siç honë nga atje pikërisht në këtë drejtim është integruar edhe sistemi i ri i përpunimit të deklaracioneve doganore që do të fillojë me punë nga qershori i këtij viti, sistemi i ri do të ulë shpenzimet për kompanitë ndërkohë që do të përmirësojë kontrollet dhe të hyrat të cilat paguan Drejtoria doganore.

“Një nga funksionet themelore të Drejtorisë doganore është rruajtja e interesit financiarë të shtetit dhe këtë funksion Drejtoria doganore po e realizon me shumë sukses. Në vitin 2018 gjithsejtë të hyrat që janë paguar nga Drejtoria doganore janë për 11% më shumë për dallim nga viti 2017”, tha Elezi.

Ajo i përmendi edhe projektet e realizuara dhe të financuara nga Ministria e financave përmes instrumenteve si ndihmë nga BE-ja.

“Në kuadër të këtyre projekteve vitin e kaluar kemi lëshuar në përdorim vendkalimin për pagesa në Tabanoc, në fund të vitit 2018 përfundoi edhe projekti për Rekonstruim të objektit të doganës dhe inspekcionit në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, me realizimin e këtij projekti janë krijuar kushte për përshpejtimin e tregtimit mes kufitarë”, sqaroi Elezi.

Ndërsa kryeministri Zaev tha se “dogana duhet të bazohet në të arriturat automatike për përpunimin e të dhënave që duhet të sjellin përmirësimin për pagesat në të hyra, analizë më të mirë të rrezikut, më shumë siguri në uljen e rreziqeve”./Telegrafi/