LAJMI I FUNDIT:

Eleni Foureira shpërthen ndaj grekëve: Racistë që dikur më bëtë të ndiej turp

Eleni Foureira shpërthen ndaj grekëve: Racistë që dikur më bëtë të ndiej turp

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron në Eurovision dhe u kryqëzua nga politikanët dhe mediat greke se pse bëri simbolin e shqiponjës me Eugent Bushpëpën ka reaguar ashpër.

Në një prononcim për ‘Star Tv’ në Greqi, këngëtarja shqiptare ka thënë se është shokuar dhe lënduar shumë nga deklaratat e bëra kundër saj të cilat janë konsideruar edhe si provokime.


“Gjithë këto emisione më bën mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, ka thënë këngëtarja.

Të gjitha lajmet rreth Eleni Foureiras dhe deklarata ekskluzive për Telegrafin
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Eleni Foureiras dhe deklarata ekskluzive për Telegrafin

Ndërkohë një ndër gazetarët e “Star Tv”, i cili ishte i pranishëm në grupin e Elenit në Portugali ka treguar se këngëtarja shqiptare i përjetoi shumë keq këto akuza dhe u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari.

“Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam ndikuan shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi”- ka thënë ai.

Kujtojmë se edhe Eugent Bushpepa tha se kishte marrë mesazhe nga shtetas grekë që të fshinte foton me Elenin në Instagram ku shfaqeshin duke bërë simbolin e shqiponjës. /BW/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori