LAJMI I FUNDIT:

Ekuipazhi i anijes më të madhe lundruese në botë shpëton 14 persona të bllokuar në det

Ekuipazhi i anijes më të madhe lundruese në botë shpëton 14 persona të bllokuar në det

Anëtarët e ekuipazhit të anijes më të madhe lundruese në botë kanë shpëtuar 14 persona që kishin mbetur të bllokuar në një varkë të vogël në det për tetë ditë.

Bëhet e ditur se shpëtimi ka ndodhur ndërsa “ikona e deteve” u nis nga Miami për në Honduras.

Ekuipazhi nisi një anije të vogël për të transportuar grupin e bllokuar i cili po valëviste një flamur të madh të bardhë në shenjë thirrjeje për ndihmë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.


Royal Caribbean me seli në Miami, në një deklaratë tha se anija u ndesh me “grupin në nevojë për ndihmë”.

“Ekuipazhi i anijes nisi menjëherë operacionin e shpëtimit duke sjellë në mënyrë të sigurt 14 persona në bord”, shtoi operatori i lundrimit, duke theksuar se ekuipazhi është përkujdesur për 14 të shpëtuarit duke u dhënë edhe ndihmë mjekësore.

Një nga pasagjeret e anijes gjatë kohës kur u realizua operacioni i shpëtimit ishte edhe Alessandra Amodio me familjen e saj.

“Ne ishim vërtet të befasuar dhe sinqerisht pak të trembur. Ne kemi qenë në disa lundrime por kurrë nuk kemi parë të ndodhë diçka e tillë. Ishte çmenduri të mendosh se këta njerëz kishin ngecur në det për kaq gjatë”, tha Amodio.

Ndryshe, anija e madhe lundruese me 2,350 anëtarë të ekuipazhit ka kapacitet për 5,610 të ftuar. Ajo krenohet me 20 kuverta, 2,800 kabina për mysafirë, dhe shtatë pishina.

Kjo anije me gjatësi e mposht edhe Titanikun i cili ishte 269 metra i gjatë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse

Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse

Azia
Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'

Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut - SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh për 'kokën e tij'

Azia
Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'

Pasagjerët bërtasin dhe luten ndërsa stuhia tropikale godet aeroplanin në mes të fluturimit në Kolumbi: 'E pamë që nuk do të mbijetonim'

Botë
Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Amerika
Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues

Pamje që kanë zemëruar Kremlinin: Dy ushtarë rusë që 'parashikojnë' vdekjen e tyre pasi u grindën me oficerin komandues

Botë
Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Të paktën tetë të vrarë dhe 59 të plagosur në sulmin e ri izraelit në Bejrut

Azia
Kalo në kategori