LAJMI I FUNDIT:

​Ekstradohen në Shqipëri dy persona të kërkuar nën akuzat për narkotikë

​Ekstradohen në Shqipëri dy persona të kërkuar nën akuzat për narkotikë

Dy shtetas shqiptarë janë ekstraduar nga Italia dhe Greqia në Shqipëri që kanë qenë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nën akuzat për veprime kriminale në fushën e narkotikëve, ka njoftuar sot Policia e Shtetit.

Ekstradohet nga Italia, një 32-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Ky shtetas dyshohet se i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, dy shtetasve të tjerë shqiptarë, të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur lëndën narkotike, në Itali.


Ndërsa një 48-vjeçar tjetër u ekstradua nga Greqia, i akuzuar si organizator i trafikimit të një sasie lëndë narkotike kanabis, në Greqi.

“Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, është ekstraduar nga Italia, shtetasi Gj. L., 32-vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal””, ka njoftuar policia.

Shtetasi Gj. L., në bashkëpunim me shtetasin A. L., dyshohet se ka transportuar dhe më pas i ka shitur një sasi lënde narkotike kokainë, për 200.000 euro, shtetasve R. Z. dhe Gj. Z., të cilët më pas e kanë trafikuar dhe shitur këtë sasi lënde narkotike, në zonën e Bergamos, Itali, në periudhën mars-nëntor 2016.

Gjithashtu, në janar të vitit 2017, në Bergamo, është sekuestruar edhe një sasi tjetër kokaine, që dyshohet se shtetasit Gj. L. dhe A. L. ia kishin shitur shtetasve R. Z. dhe Gj. Z.

“Po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, është ekstraduar nga Greqia, shtetasi A. C., 48 vjeç. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, në vitin 2019, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Shtetasi A. C., në bashkëpunim me shtetasin V. H., dyshohet se ka organizuar trafikimin e një sasie lënde narkotike kanabis, në Greqi. Sasia e lëndës narkotike është transportuar në Greqi, kundrejt pagesës në euro nga 4 shtetas, të cilët janë arrestuar nga Policia.

Dy shtetasit e ekstraduar në Shqipëri iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori