LAJMI I FUNDIT:

Eksportet e Britanisë së Madhe në BE gjatë muajit janar ranë me 40.7 për qind

Eksportet e Britanisë së Madhe në BE gjatë muajit janar ranë me 40.7 për qind

Eksportet e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian gjatë muajit janar 2021 shënuan rënie me 40.7 për qind.

Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të Zyrës Britanike të Statistikave Kombëtare (ONS), eksportet drejtë BE-së gjatë këtij muaji në 9.4 miliardë euro.


Për të njëjtin muaj, importet britanike nga BE-ja ranë me 28.8 për qind në 18.9 miliardë euro. Importet e vendit nga BE-ja në janar 2021 u ulën me 7.7 miliardë euro.

Në muajin janar, eksportet britanike në vendet jashtë BE-së u rritën me 233 milionë euro dhe arritën në 16.4 miliardë euro, ndërsa importet nga vendet jashtë BE-së u ulën me 2.8 miliardë euro në 18.8 miliardë euro.

ONS thotë se eksportet totale britanike ranë me 19.3 për qind në 25.9 miliardë euro. Importet totale të vendit në janar u ulën me 21.6 për qind në 37.6 miliardë euro. /Telegrafi/