LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët i vërsulen me kritika Mourinhos – Ferdinand, Scholes dhe Gerrard e fajsojnë për humbjen, madje edhe De Boer ka dy fjalë për portugezin

Ekspertët i vërsulen me kritika Mourinhos – Ferdinand, Scholes dhe Gerrard e fajsojnë për humbjen, madje edhe De Boer ka dy fjalë për portugezin

Humbja e Manchester Unitedit në shtëpi ndaj Sevillës me rezultat 2-1 dhe eliminimi  nga Liga e Kampionëve ka bërë bujë në Angli.

Të gjitha mediumet humbjen ia faturojnë trajnerit Jose Mourinho, i cili është në vitin e dytë të drejtimit në këtë klub.


Por edhe ish legjendat e Manchester United, Rio Ferdinand dhe Paul Scholes, kanë disa fjalë për paraqitjen e sotme të ish skuadrës së tyre.

Shumica nga ta nuk ishin të pajtimit me formacionin e portugezit, ndërsa edhe loja mbrojtëse nuk iu ka pëlqyer.

“E tmerrshme. Nuk e pashë rezultatin apo performancë sonte, ata dukeshin si një ekip i hedhur, si të huaj mes vete”.

“Ata filluan të luanin me nervozizëm dhe me kujdes. Ata nuk dhanë asgjë për tifozët që të brohorisnin”, ka thënë Ferdinand.

“Unë shpresoj se ai (Mourinho) ka për të thënë diçka ndryshe në dhoma e zhveshjes për tua bërë të ditur se kjo ishte një shfaqje e turpshme në Old Trafford. Ata nuk bënë asgjë”.

I zëshëm ka qenë edhe Paul Scholes i cili ka thënë se Sevilla është një skuadër e dobët, por ish-klubi i tij u treguan edhe më të dobët.

Sipas tij Mourinho nuk është dashur të startojë me Fellainin, duke e kritkuar portugezin për këtë.

“Liga e Evropës mbetet Liga e Evropës. Kjo është Liga e Kampionëve. Sevilla është skuadër e dobët, por United u treguan edhe më të dobët se ata”, ka thënë Scholes.

Në anën tjetër Steven Gerrard mendon që United duhet të blejë edhe disa lojtarë.

“Mendoj që Manchester United duhet të blejë edhe katër lojtarë të klasit botëror. Duhet të harxhojnë ende para”.

Ditë më parë Frank De Boer u cilësua nga Mourinho, si trajneri më i dobët në histori të Ligës Premier, por holandezi sot ka diçka për të.

“Mourinho ka pasur ndoshta të drejt që unë jam trajneri më i dobët në Ligën Premier, por sot ai është menaxheri që harxhoi 1 miliard euro dhe luajti në këtë mënyrë”, ka thënë De Boer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori