LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.3%

Ekonomia e Kosovës u rrit me 4.3%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se rritja e aktivitetit ekonomik në Kosovë gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 është mbështetur nga rritja e investimeve si dhe rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve.

“Ekonomia e Kosovës është karakterizuar me një rritje të BPV-së reale prej 4.3 për qind në gjysmën e parë të vitit 2017, ndërkohë që ky trend i rritjes pritet të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të vitit. Si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik por edhe rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, shkalla e inflacionit deri në shtator ka arritur një normë mesatare prej 1.7 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.


Sektori fiskal u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 3.8 për qind përkatësisht 7.2 për qind.
Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi bilanc primar buxhetor prej 60.8 milionë euro deri në shtator 2017, krahasuar me bilancin prej 95.1 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2016. /Telegrafi/