LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i OBSH-së fillon punën për hetimin e origjinës së coronavirusit në Wuhan

Ekipi i OBSH-së fillon punën për hetimin e origjinës së coronavirusit në Wuhan
TOPSHOT - A bus carrying members of the World Health Organization (WHO) team investigating the origins of the Covid-19 pandemic leaves the airport following their arrival at a cordoned-off section in the international arrivals area at the airport in Wuhan on January 14, 2021. (Photo by NICOLAS ASFOURI / AFP) (Photo by NICOLAS ASFOURI/AFP via Getty Images)

Një hetim i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për sa i përket origjinës së COVID-19 po fillon sot me takime virtuale midis një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë dhe nikoqirëve të tyre kinezë në qytetin e Wuhan.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, virusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019 dhe hetuesit arritën të enjten pas disa muajsh negociata midis OBSH-së dhe Pekinit.


Zoologu Peter Daszak shkroi në Twitter të premten se ai kishte mbërritur në Wuhan, ku hetuesit do të fillonin takimet virtuale derisa ishin në karantinë.

Në ditët e para të shpërthimit, thuhej se virusi buroi nga i ashtuquajturi “treg i lagësht” në Wuhan, dhe u sugjerua prej atyre virusi kaloi nga kafshët tek njerëzit.

Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë spekuluar, përfshirë dhe thashethemet se virusi doli nga një laborator.

SHBA-ja e cila ka akuzuar Kinën për të fshehur shkallën e saj fillestare të infeksionit, pati bërë thirrje për një hetim “transparent”.  /Telegrafi/