LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Argjentinës festoi më shumë se një orë fitoren ndaj Meksikës – Messi luajti dirigjentin, Emi Martinez kërcente në tavolinë

Ekipi i Argjentinës festoi më shumë se një orë fitoren ndaj Meksikës – Messi luajti dirigjentin, Emi Martinez kërcente në tavolinë

Lojtarët e Përfaqësueses së Argjentinës kanë festuar fitoren e tyre të parë në Kupën e Botës në turne pas fitores së tyre të rehatshme 2-0 ndaj Meksikës të shtunën mbrëma.

Lionel Messi dëshmoi se ishte diferenca mes skuadrave pasi shënoi një supergol nga distanca në minutën e 64-të, ndërsa më vonë asistoi për golin e Enzo Fernandez.


Lojtarët e Argjentinës u lehtësuan qartë nga shmangia e një disfate që do t’i bënte të eliminoheshin nga gara.

Pas ndeshjes, në rrjetet sociale janë shfaqur disa video nga festimet e ekipit argjentinas në zhveshtore.

Në një postim të gjatë me video, lojtarët brenda zhveshtores mund të shihen duke kërcyer nën ritmin e muzikës latine.

Messi ishtë në krye të skenës apo dirigjenti i shfaqjes, teksa vëmendjen e vodhi edhe portieri Martinez, i cili kërcente mbi tavolina.

Paulo Dybala dhe Nicolas Otamendi janë kapur gjithashtu duke kërcuar, teksa stafi qëndronte anash, edhe pse festonin së bashku me lojtarët.

Raportet nga brenda terrenit sugjeruan se lojtarët e Argjentinës  kanë festuar fitoren e parë në grup më shumë se një orë pas vërshëllimës së fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori