LAJMI I FUNDIT:

Ekipet italiane dhe Liga e Kampionëve

Ekipet italiane dhe Liga e Kampionëve

Ekipet italiane siguruar një fitore, një humbje dhe një barazim gjatë ndeshjeve të mesjavës në kuadër të rundit të parë eliminues të Ligës së Kampionëve. Në tekstin e mposhtëm ju sjellim anët pozitive dhe negative të tyre, të vlerësuara nga ekspertët italian.

Anët e mira

Inter


Përveç humbjes prej 2-0 në Anfield, nuk pati edhe shumë lojë të mirë të treguar nga kampioni italian gjatë ndeshjes së parë. Megjithatë, mbrojtja ishte shtyllë e fortë e nerazurëve, dhe megjithëse me 10 lojtarë, ata arritën të ruajnë rrjetën deri në minutën e 85-të kur e lejuan Dirk Kuyt më në fund të zhbllokonte rezultatin. Mbrojtja e Interit ishte e palëkundur, falë lojës së mirë të Ivan Cordobas, derisa mund të përmenden edhe Maicon dhe Christian Chivu. Sulmi gjatë kësaj ndeshje ishte dështim i plotë.

Roma

Ekipi kryeqytetas nuk aplikoi stilin e zakonshëm të lojës sulmuese në ndeshjes kundër Real Madridit, dhe shumica mendojnë se italianët patën fat në fitore 2-1 ndaj kampionit spanjoll. Megjithatë me një lojë të tillë lojtarët e Romës u treguan më inteligjentë, nëse kujtojmë turpërimin e vitit të kaluar në Manchester United dhe kësaj here luajtën një lojë më të kujdesshme. Më të veçuar nga lojtarët ishin Philippe Mexes, Daniele De Rossi dhe Mancini, i cili shënoi një dhe asistoi në tjetrin. Edhe pasimi i Francesco Tottit për golin e brazilianit ishte i shkëlqyeshëm.

Milan

Rosonerët ishin më përfituesit nga ekipet italiane, duke nxjerrë një barazim 0-0 ndaj Arsenalit në Emirates. Topçinjtë vazhdimisht tentonin të gjenin portën, por mbrojtja e Milanit u tregua mjaft e fuqishme. Në fakt e gjithë pesëshja e fundit, përfshirë këtu edhe portierin, ishin të shkëlqyeshëm. Nesta tregoi se është qendërmbrojtësi më i mirë në botë, Kaladze po ashtu ishte në formë të mirë. Oddo shfuqizoi tërësisht Hlebin. Lëvdata shkojnë edhe për Paolo Maldinin, i cili bëri paraqitjen e tij të 1001-të profesionale.

Anët e dobëta

Inter

Më e keqja për Interin ishte rezultat 2-0 ndaj Liverpoolit. Në ndeshjen e radhës Inter do të ketë nevojë për shumë mund, nëse dëshiron të kualifikohet në çerekfinale. Gjasat janë kundër kampionit italian, që do të niset për në ndeshjen e dytë me probleme të mëdha në qendër të mbrojtjes. Marco Materazzi është i përjashtuar, Ivan Cordoba është i lënduar, mbase për tërë pjesën e mbetur të sezonit, derisa Walter Samuel tashmë një kohë të gjatë e ka një fat të tillë. Megjithatë, zhgënjimi më i madh i ndeshjes së parë ishte Zlatan Ibrahimoviq, i cili dështoi të tregojë lojë e tij.

Roma
Ekipi kryeqytetas mbase ka një avantazh të ngushtë për ndeshjen e dytë që do të luhet në Santiago Bernabeu, sidoqoftë goli që pranuan mund të jetë vendimtar. Nëse Roma do të jetë në gjendje të përballojë një presion të tillë, është diçka për tu diskutuar shumë. Christian Panucci dhe Marco Cassetti ishin dy pikat më të dobëta në ndeshjen e parë.

Milan

Mesfusha ishte pjesa më e dobët në ndeshjen e parë të Milanit. Massimo Ambrosini dhe Gennaro Gattuso që të dy u koncentruan në mbylljen e hapësirave, Kaka nuk dukej askund, ndërsa Andrea Pirlo dhe Clarence Seedorf patën një paraqitje mjaft të dobët. Megjithëse shtyllat kryesore të vitit të kaluar, si Kaka dhe Seedorf, dështuar të tregonin shkëlqimin e tyre, në ndeshjen e dytë pritet që japin më të mirën nga vetja.

Përfundim

Inter: Me mungesat që ka dhe rezultatin mjaft negativ, parashikimi më real për kampionin italian është eliminimi.

Roma: Loja e tyre e bazuar në kundërsulme, mund të befasojë kampionin spanjoll, dhe gjasa më e madhe për ekipin italian është kualifikimi.

Milan:
Sa herë Milan ka dështuar të nxirret në situata të tilla? Sigurisht kualifikimi i kampionit evropian është më reali nga të tre klubet italiane. /Goal/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Ligue 1
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Kalo në kategori