LAJMI I FUNDIT:

Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim

Egla Ceno flet për të pasurit fëmijë: Nuk pres më, nuk do doja të isha gjyshja e fëmijës tim
Foto: Screenshot/YouTube

Fituesja e Big Brother VIP Albania 3, Egla Ceno, është rrëfyer lidhur me mëmësinë.

Në “Goca dhe Gra”, ajo theksoi se ndryshe nga disa vite më parë që e priste një fëmijë, tani nuk e pret më.

Kjo për shkak se sipas saj nuk është e njëjtë të jesh nënë në moshën 20-30 vjeçe, me moshën 40-60 vjeçe.


Foto: Screenshot/Instagram

“Dua të jem e sinqertë me ju, unë deri para disa vitesh edhe e mirëprisja një gjë të tillë. Por nga 40 vjeç e pak, nuk do të doja të më ndodhte më. E dini pse? Sepse mendoj se një fëmijë nga nevojë për gjithë fuqinë fizike, përqendrimin tënd”, tha ajo.

Aktorja shtoi: “Nuk është njësoj si të jesh nënë 20, 25, 30 vjeçe dhe të jesh nënë 40, 50 apo 60 vjeçe. Nuk është njësoj sepse fuqia është ndryshe, përqendrimi është ndryshe, lodhja është ndryshe dhe sinqerisht nuk do të doja të isha gjyshja e fëmijës tim. Do të doja të isha mami i fëmijës tim. Por ky është një vendim personal”.

"I urren akoma Ilnisën dhe Meritonin”, përgjigjet Egla Ceno
Lexo po ashtu "I urren akoma Ilnisën dhe Meritonin”, përgjigjet Egla Ceno

Përkundër gjithë kësaj, vlen për t’u theksuar se ajo e mirëpret nëse një fëmijë vjen.

Egla ka folur edhe në Big Brother për këtë çështje duke vënë në dukje se është një zgjedhje personale e secilit. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)

Në trend Magazina

Më shumë
Rikthehet në vëmendje një video e vjetër e Arionit - ai dikur kishte qenë protagonist në një nga episodet e

Rikthehet në vëmendje një video e vjetër e Arionit - ai dikur kishte qenë protagonist në një nga episodet e "O Sa Mirë"

Magazina
Zbulohen emrat e dy opinionistëve të Big Brother VIP Albania 4

Zbulohen emrat e dy opinionistëve të Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin

Pranon që t’ia zbret çmimit të madh pesë mijë euro - reagimi i Lelës kur pa pamjet që trazuan rrjetin

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart

Xhensila flet për një periudhë të trishtë të jetës: Nëna ime u plagos me shtatë thika nga babai im dhe humbi njërën nga duart

Magazina
Xhensila flet për herë të parë për këngën

Xhensila flet për herë të parë për këngën "Mosmirënjohja" - a iu dedikua asaj balada e Bes Kallakut dhe Eli Malajt?

Magazina
Kalo në kategori