eksperti ad

Egjipti ka barazuar me Iranin, por njëkohësisht siguroi kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt.

Përballja ishte mjaft e baraspeshuar, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1-1.


Pas vetëm pesë minutave lojë, Mahmoud Saber u gjend në vendin e duhur për të kaluar Egjiptin në epërsi (5’).

Irani kishte rastin e artë për tëbarazuar, megjithatë Oufa Shobeir dështoi nga pika e bardhë (11’).

Sidoqoftë, tre minuta më vonë Ramin Rezaeian shënoi një eurogol për të barazuar rezultatin (14’).

Pas kësaj, loja ishte tepër e hapur me shumë raste, por që nuk u gjend rruga drejtë rrjetës.

Faktikisht, Irani shënoi në minutat e fundit falë Khalilzadeh, por pas rishikimit të VAR-it rezultoi që ishte në pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Egjipti kualifikohet si pozitë e dytë në grupin G, kurse Iranit i mbetet të shpresojnë për një kualifikim përmes vendit të tretë./Telegrafi/

telegrafi sport app