Lamine Yamal vazhdon të dëshmojë se ndikimi i tij shkon shumë përtej fushës së futbollit.

Ylli i ri i Spanjës, pa e pasur si qëllim, i ka bërë një reklamë të jashtëzakonshme një marke gjermane veshjesh, duke i zbrazur stoqet e saj gjatë finales së Kupës së Botës.


Gjatë ndeshjes finale, Yamal ngriti disa herë fanellën, ndërsa në brezin elastik të boksericave të tij dallohej qartë logoja e markës gjermane 6PM.


Duke qenë se finalja u ndoq nga rreth një miliard shikues në mbarë botën, ky moment u shndërrua në një nga fushatat më të suksesshme të marketingut të vitit, edhe pse krejtësisht rastësisht.

Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, kërkesa për boksericat e markës 6PM shpërtheu që gjatë transmetimit të finales, me tifozët dhe adhuruesit e modës që vërshuan në faqen zyrtare të kompanisë për t'i blerë ato.

Interesimi ishte aq i madh, sa produkti u shit plotësisht në një kohë rekord, duke lënë pa stok kompaninë.

Ky episod i pazakontë është një tjetër dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm që ka Lamine Yamal, i cili po shndërrohet jo vetëm në një nga futbollistët më të mëdhenj të brezit të tij, por edhe në një ikonë globale të sportit. /Telegrafi/

telegrafi sport app