Edi Reja vijon të përjetojë me qetësi gjithçka ndodh në Kombëtaren Shqiptare dhe pas barazimit zhgënjyes ndaj Islandës, drejtoi gishtin nga mungesat, duke gjetur sërish një shkak për dështimin.
Tekniku u shpreh se Shqipëria është rritur nën drejtimin e tij, por në vitin e fundit ka vuajtur mungesat e rëndësishme dhe gabimet e shpeshta të individëve.
Çfarë emri do t’i vinit këtij barazimi sot me Islandën?
Ishim në epërsi numerike dhe duhej të menaxhonim mirë ndeshjen, por nuk arritëm ta mbyllnim dhe më pas dihej që ata ishin më të fortë fizikisht. U zëvendësua Gjasula, sepse nuk ndihej mirë, por vetëm pak çaste më pas u dëmtua Ismajli dhe ne nuk kishim më zëvendësime. Kishim edhe mungesa të shumta, gati 7-8 lojtarë të rëndësishëm. Ata që luajtën dhanë më të mirën, por në fund mund të fitonim, nëse do të tregonim pak kujdes. Më vjen shumë keq, pasi e flakëm tutje këtë ndeshje dhe vijmë të flasim këtu për të njëjtat gjëra.
E keni nisur me Islandën dhe e mbyllni me Islandën, në pritje për të mësuar për të ardhmen tuaj. A mund t’i vendosni një notë eksperiencës tuaj te Shqipëria?
Nga ndeshja e parë me Islandën jemi rritur ndjeshëm, por natyrisht që këto kohët e fundit nuk kemi bërë shumë mirë. Kemi pasur mungesa të shumta të lojtarëve me eksperiencë, pro në total kemi bërë një rrugëtim të mirë. Së fundi skuadra nuk është përgjigjur në nivelin e pritshmërive.
Si ndjeheni kur skuadra vërshëllehet në fund të ndeshjes? Jemi në fund të kontratës, si do të jetë e ardhmja?
Më vjen shumë keq për vërshëllimat. Nuk e di, pasi kam kontratë deri në nëntor dhe më pas do të ulemi të flasim me presidentin. Do të diskutojmë dhe do të gjejmë zgjidhje për të ardhmen. Unë mendoj se kemi bërë një punë të mirë gjatë kësaj kohe, duke dhuruar edhe paraqitje të mira, por në kohët e fundit nuk kemi dhënë atë që mundeshim, këtu përfshij edhe veten time. Kemi pasur shumë mungesa dhe nuk kemi qenë aty ku duhet. Megjithatë t’i lëmë justifikimet, pasi kemi aktivizuar shumë të rinj, funksionalë për skuadrën dhe lojën e saj.
Cikalleshi tha se është gati të largohet i pari për të ndihmuar skuadrën të dalë nga kjo situatë…
Unë nuk kam asnjë keqardhje, pasi kam bërë një punë të mirë dhe jam munduar të ndihmoj skuadrën. Nuk jam unë problemi i Shqipërisë, pasi po të ishte kështu, presidenti do të ma kishte thënë. Unë jam munduar të përmirësoj qoftë individët, qoftë skuadrën. Ne sot ishim në epërsi numerike dhe duhej të mbyllnim ndeshjen, por nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk është faji im. Ata kanë bërë pesë gjuajtje dhe katër prej tyre në kuadrat. Ne kemi bërë 22 gjuajtje dhe vetëm katër në kuadrat, ndaj nëse nuk janë të zotët ta dërgojnë topin në rrjetë, nuk kam çfarë të bëj. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. /SuperSport/
Speciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Europiani U-19 për vajza, trajneri Krepi: Rivalët janë të fortë, por ne do t’i marrim maksimumin këtij grupi

Shqipëria do të luajë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Kenias

Mediumi anglez shkruan për debutimin e Sylvinhos në krye të Kombëtares së Shqipërisë

Shuma e parave, ora dhe vendi i duelit: Joshua - Franklin, gjithçka gati për meçin spektakolar

Zlatan Ibrahimovic i ka urryer katër lojtarë gjatë karrierës së tij, njëri prej tyre ishte te PSG

Salah 'bombardon' portën e Man Cityt

Anthony Joshua arrin peshë rekorde para duelit me Jermaine Franklin

Sa janë përfitimet e deritanishme në karrierën e Modric

Çmenduria e PSG-së për kontratën e Messit - një çek mbi tavolinë

Kjo është lagjja e kryeqytetit në të cilën duhet të posedoni një banesë

Kjo banesë është zgjedhja më e mirë për ju #176

A po kërkoni të tërheqni një audiencë të gjerë ose të krijoni një qendër të re aktiviteti në Pejë? Ky vend është ideal

Brezovica – një parajsë në viset malore për vilën tuaj të ëndrrave

Ideale për të gjitha llojet e bizneseve – këto lokale në Lakrishtë janë vendi për startin e biznesit tuaj

Nga brendi Nike dhe të dizajnuara për futboll këto atlete janë perfekte për fëmijët që luajnë profesionalisht

A jeni tip sportiv? Atëherë kjo trenerkë e sipërme duhet të jetë zgjedhja juaj e radhës

Shfrytëzoni zbritjen e fundit për veshmbathje të dimrit – çmimet më të konvenueshme fillojnë me pranverë

Elegant në çdo prekje – ky kostum gri kombinohet në mënyrë perfekte me kravatë të kuqe

Këto janë atletet perfekte për në fushën e basketbollit
Më të lexuarat

Qeveria miraton Projektligjin për tatimet, ministri Murati tregon se kush do të përfitojë nga falja e tatimit për vitin 2023

Mirë se vini në Telegrafin e ri - Shokun që ka ndryshuar!

Vuçiq: Kam marr vendim që mos t'i vëmë sanksione Rusisë

Vuçiq e kritikoi gazetarin serb, sepse e pyeti për targat RKS

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Xavi e ka Messin në çdo plan për sezonin e ri - kështu do të dukej Barcelona me argjentinasin në një pozitë më të tërhequr