Edon Zhegrova me 'sllallom' në stërvitje te Lille, derisa turpëron edhe një bashkëlojtar

Edon Zhegrova po ambientohet dalëngadalë te Lille, derisa kompletoi kalimin te skuadra në afatin e janarit.
Reprezentuesi i Kosovës u largua nga Baseli për të kaluar në radhët e kampionit në fuqi të Ligue 1, derisa tashmë ka filluar t’i shfaq cilësitë e tij.
Përmes një video të publikuar nga Lille, Zhegrova shfaqet duke i dribluar bashkëlojtarët me lehtësi.
Njëri nga ta turpërohet keq, duke i kaluar topi poshtë këmbëve.
Natyrisht se trajneri i klubit francez i ndjekë këto depërtime të tij dhe në ndeshjen e radhës, lojtari ynë mund të ketë më shumë minuta. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x87q8n3

Nga
Telegrafi
08/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































