LAJMI I FUNDIT:

Sa i pafat që ishte Zhegrova – nuk arriti ta siguronte fanellën nga Messi në takimin mes Lille dhe PSG

Sa i pafat që ishte Zhegrova – nuk arriti ta siguronte fanellën nga Messi në takimin mes Lille dhe PSG

Tashmë dihet dëshira e madhe e Edon Zhgerovës që një ditë të luajë te Barcelona dhe natyrisht se idhulli i tij është Lionel Messi.

Reprezentuesi i Kosovës kompletoi gjatë janarit kalimin te Lille nga Baseli dhe menjëherë iu dha shansi që të takohej me lojtari që e sheh si motivues për të, Lionel Messit.

Në javën e 23-të, Lille u takuar me Paris Saint-Germain, derisa pësuan humbje 5-1, me Zhegrovën që pati më shumë se pesë minuta lojë në këtë përballje.


Pas përfundimit të takimit, talenti shqiptar i kërkoi fanellën shtatë herë fituesit të Topit të Artë në tunel, mirëpo atë e kishte siguruar një bashkëlojtar i tiji.

Messi i kërkoi falje Zhegrovës pasi nuk mund t’ia jepte këtë herë, por me gjasë dyshja do të takohen edhe shumë herë të tjera. /Telegrafi/