Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, e ku diskutoi për shumë çështje në futbollin e Kosovës.

KE diskutoi edhe për fillimin e kampionatit të ri dhe mori vendim që edicioni i ri 2021/2022 të fillojë më 21 gusht 2021.


Kampion i edicionit 2020/21 u shpall Prishtina, pasi e siguroi titullin në xhiron e parafundit.

Prishtina Trepca 89

Ndërsa Llapi arriti ta fitojë Kupën e Kosovës, duke e mposhtur Dukagjinin në finale pas ekzekutimit të penalltive.

Drita arriti ta sigurojë përfaqësimin në Evropë, pasi u rendit e dyta në klasifikim.

Po ashtu, u vendos edhe për datat e fillimit të afatit kalimtar.

gRIPSHI

Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 15 gusht, ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021. /Telegrafi/

telegrafi sport app