LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i ri i basketbollit fillon me garat e Superkupës

Edicioni i ri i basketbollit fillon me garat e Superkupës

Edicioni i ri në basketbollin e Kosovës pritet të jetë shumë i ngjeshur me aktivitete.

Pas një edicioni jo shumë të lehtë, për shkak të pandemisë me Covid-19, megjithatë të mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim për fillimin e edicionit të ri.

Ky edicion do të hapet me garat e Superkupës në konkurrencën e meshkujve, që pritet të jenë shumë interesante.

Superkupa do të mbahet nga 1 deri më 5 shtator, kurse për vendin se ku do të organizohet, Bordi i FBK-së do të vendosë javën e ardhshëm.

Garat do të vazhdojnë menjëherë, me edicionin e ri në Price Caffe Superligë, që fillon më 8/9 Shtator dhe pritet të jetë mjaft konkurrues.

Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant edhe në basketbollin e femrave, ndërsa Bordi i FBK-së vendosi që afati kalimtar për lojtare të jetë i hapur deri më 27 gusht në ora 16:00.

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori