Edicioni i tretë i “Peja Outdoor Festival” vjen më 11–14 qershor, publikohet agjenda

Organizatorët e “Peja Outdoor Festival” kanë bërë të ditur se agjenda e plotë e festivalit tashmë është publikuar, ndërsa regjistrimet për aktivitetet janë hapur zyrtarisht.
Sipas njoftimit, qytetarët dhe vizitorët mund të hyjnë në ueb-faqen zyrtare të festivalit për të shfletuar programin e detajuar dhe për të rezervuar vendin në aktivitetet e preferuara.
Festivalit pritet të mbahet më 11–14 qershor, ndërsa organizatorët kanë prezantuar edhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të edicionit të tretë, duke përfshirë ecje malore, gara vrapimi, çiklizëm, ngjitje, speleologji, aktivitete rekreative dhe programe të tjera në natyrë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
40 minuta më parë








































