LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 17-të i “Hardh Fest” po vjen, publikohen datat

Edicioni i 17-të i “Hardh Fest” po vjen, publikohen datat

Festa e vjeljes së rrushit, Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 50 mijë vizitorë nga mbarë bota.

Sivjet, Festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2018” do të mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator 2018, në Rahovec.


Ky edicion, do të organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe partnerëve të festivalit.

“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se kurrë më parë.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës se Rahovecit, vertarisë, rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural në Kosovë.

Gjithashtu, “Hardh Fest” ka për qëllim të ruajë traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarinë, verën dhe enologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve, në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësi për promovimin e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën.