Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Ky çmim për javën e 26-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të SC. Gjilanit, Edi Basa.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Milaim Humolli, Naim Kodraliu dhe Muhamet Sylejmani.
Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 26 -të t’i takojë Edi Bases, i cili shënoi gol të bukur, ku gjatë tërë ndeshjes u shqua për depërtime.
Pasi mori këtë çmim futbollisti i SC. Gjilanit u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.
“Jam shumë i nderuar, gjithashtu ky çmim më jep motivim më të madh për ndeshjet e ardhshme. Unë gjithmonë analizoj veten time dhe gjithashtu analizoj edhe skuadrën kundërshtare. Ishte një ndeshje e vështirë për ne, pra ishte një derbi. Megjithatë, ne gjithmonë japim maksimumin në ndeshje, për lojë po ashtu edhe për tifozët tanë. Mendoj se luajtëm mirë, ndeshja përfundoi 2-2, ku mendoj se ishte e përballueshme”.
“Për momentin nuk jam i lumtur me situatën aktualen, sepse klubi meriton më shumë se pozicionin aktual që kemi. Shpresoj që do të jemi më të fuqishëm dhe do të japim maksimumin për ekipin, duke bërë kështu tifozët tanë të lumtur” tha Edi Basa për faqen zyrtare te FFK-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë