LAJMI I FUNDIT:

Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes “Pastrimi” në Prishtinë – aktorja që prej vitesh punon në këtë ndërmarrje publike

Edhe Shota Baraliu në mesin e grevistëve të ndërmarrjes “Pastrimi” në Prishtinë – aktorja që prej vitesh punon në këtë ndërmarrje publike

Një grevë e punëtorëve të ndërmarrjes publike “Pastrimi” është duke u zhvilluar sot para objektit të Komunës së Prishtinës, si reagim ndaj problematikave të vazhdueshme ndërmjet kësaj ndërmarrjeje dhe institucionit komunal.

Punëtorët po kërkojnë zgjidhje urgjente për një sërë çështjesh që, sipas tyre, po ndikojnë drejtpërdrejt jo vetëm në mirëqenien e tyre, por edhe në gjendjen ambientale të kryeqytetit, e cila është përkeqësuar ndjeshëm kohëve të fundit.

Në mesin e grevistëve është parë edhe aktorja e njohur shqiptare, Shota Baraliu, e cila, ndonëse e njohur për rolet e saj në skenën teatrore dhe televizive, prej vitit 2019 punon në Departamentin e Marketingut të kësaj ndërmarrjeje publike.


Greva e punonjësve të “Pastrimi” në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive ku Baraliu shihet përkrah kolegëve të saj, duke mbështetur kërkesat e grevistëve dhe duke shprehur shqetësimin për mosveprimin institucional ndaj gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet ndërmarrja.

Greva e punonjësve të “Pastrimi” në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Punëtorët e “Pastrimit” shprehen të vendosur për të vazhduar me protestën deri në marrjen e një përgjigjeje konkrete nga ana e Komunës së Prishtinës, ndërsa qytetarët ndërkohë po përballen me ndotje të shtuar dhe mbeturina të pa menaxhuara në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. /Telegrafi/

Greva e punonjësve të “Pastrimi” në Prishtinë (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Kylie Jenner shfaqet me stil të guximshëm dhe flet hapur për pendesën ndaj operacionit në gjoks

Kylie Jenner shfaqet me stil të guximshëm dhe flet hapur për pendesën ndaj operacionit në gjoks

Magazina
Dea Mishel magjeps ndjekësit me setin më të ri fotografik në det të hapur

Dea Mishel magjeps ndjekësit me setin më të ri fotografik në det të hapur

Magazina
Michelle Keegan fiton mbi 520 mijë euro gjatë pushimit të lehonisë, vetëm tre muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së saj

Michelle Keegan fiton mbi 520 mijë euro gjatë pushimit të lehonisë, vetëm tre muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së saj

Magazina
Gordon Ramsay rrëfen se i ra të fikët ndërsa mbante në krahë djalin e porsalindur: U rrëzova si idiot

Gordon Ramsay rrëfen se i ra të fikët ndërsa mbante në krahë djalin e porsalindur: U rrëzova si idiot

Magazina
“T’lo”, vjen si hiti i verës nga Ledri Vula dhe Era Istrefi

“T’lo”, vjen si hiti i verës nga Ledri Vula dhe Era Istrefi

Magazina
Pas Dua Lipës, Liam Cowan “sulmon” edhe Rita Orën, këngëtari me ukulele i hyn në makinë për të performuar

Pas Dua Lipës, Liam Cowan “sulmon” edhe Rita Orën, këngëtari me ukulele i hyn në makinë për të performuar

Magazina
Kalo në kategori