LAJMI I FUNDIT:

Edhe Radiohead joorigjinalë? (Video)

Edhe Radiohead joorigjinalë? (Video)

Krijuesi i serisë televizive për fëmijë “Trumpton”, Gordon Murray, ka akuzuar rok grupin britanik për shkeljen e të drejtave autoriale në videoklipin e fundit “Burn The Witch”.

Videoja muzikore krahasohet me trilogjinë “Trumptonshire”, një fshat idilik me kukulla që ka cilësi sadiste pagane, raporton NME.


“Radiohead do të duhej të merrte pëlqimin tonë. Ne konsiderojmë se kjo është njollosje ndaj markës tonë. Konsiderojmë se ka shkelje të të drejtave të autorit dhe do të vendosim se çfarë do të bëjmë në vazhdim”, ka thënë William Mollet, dhëndër i Murrayt.

Javën e kaluar “Radiohead” ka lansuar albumin më të ri “A Moon Shaped Pool”, ndërsa “Burn The Witch” është një spirale tensioni që portretizon një shoqëri që injoron gjahun e shtrigës së vet.

Gjatë gjithë albumit gjendja e botës dhe ajo e zemrës së këngëtarit pasqyrohen në njëra-tjetrën.