LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse e kishte dorën e thyer, boksieri në MMA refuzoi të dorëzohet

Edhe pse e kishte dorën e thyer, boksieri në MMA refuzoi të dorëzohet

Pat Sabatini ka shokuar të gjithë me mosdorëzimin e tij në përballjen në Fury Fighting Championship në MMA edhe pse e kishte dorën e thyer.

Sabatini ishte duke e mbrojtur titullin e tij në peshat e lehta kundër James Gonzalez, por meçi kishte përfunduar pas vetëm 46 sekondash që kishte filluar.


Pasi kishte rënë në dysheme, sfiduesi kishte arritur shumë shpejtë të kap atë përdore dhe i shtrëngonte me këmbë derisa u theu dorën.

Por, Sabatini që kishte të thyer tashmë dorën, refuzonte të trokiste tri herë në dysheme për t’u dorëzuar, ndërsa Gonzalez më pas e pa dëmtimet që i kishte shkaktuar dhe e lëshoi.

Kështu, Gonzalez është shpallu kampioni i ri në peshat e lehta në MMA, derisa Sabatini do të mbetet jashtë kafazit për rreth një vit. /Telegrafi/