LAJMI I FUNDIT:

Edhe pak ditë të mbetura deri në biznes konferencë ekskluzive për Kuadrin Administrativ

Edhe pak ditë të mbetura deri në biznes konferencë ekskluzive për Kuadrin Administrativ

Pak ditë kanë mbetur për ta rezervuar vendin e juaj në konferencën rajonale për profesionistët të administratës – “KLASI MASTER PËR ASISTENTËT EKZEKUTIVË”, që do të mbahet më 11Qershor, në Hotel Emerald, Prishtinë.

Kjo ngjarje është ngjarja me ekskluzive e këtij viti për: Asistentët Ekzekutiv, Menaxherë, Asistent dhe Menaxher Administrativ, Asistent personal dhe Ndihmës Ekzekutiv, Koordinatorë Ekzekutiv, Asistent dhe Menaxher të Projekteve.

Të gjithë janë të mirëseardhur për të aplikuar në: info@biznisseminari.com ose në +389 2 5201 832.

“Sot, Asistenti administrativ është në vet qendrën e ndërmarrjes ose të organizatës. Mjedisi i biznesit ndërkombëtar po ndërron shpejtë. Menaxherët kanë nevojë për partnerë dhe asistentë ekspertë të cilit mësojnë se si të marrin vendime ekzekutive pa ju hequr përgjegjësitë e tyre ekzekutive. Ju, si një asistent ekzekutiv, ose menaxher i zyrës, nuk menaxhoni vetëm përgjegjësitë e ditëpërditshme, por ju jeni gjithashtu ‘Ambasadori’ më i rëndësishëm i organizatës tuaj”, thotë Laura Belgrado, trajnues ekspert, trajnere e mirëfilltë dhe e shquar në tërë botën dhe yll në konferencat për Asistentë ekzekutiv gjerë Evropës dhe Emirateve Arabe të Bashkuara.

Pikat Kryesore Praktike të Mësimit të Seminarit

ROLI I RI I ASISTENTËVE ADMINISTRATIVE DHE TË PERSONELIT ADMINISTRATIV NË VITIN 2015
• Vështirësitë në mjedisin e biznesit modern botëror
• Maksimizoni kontributin tuaj për organizatën duke mësuar se si duhet trajtuar rrethana të vështirë – të jeni Këshilltar i Besuar dhe Team Player
• Të kuptuarit e Inteligjencës emocionale dhe dinamikat e “Politikës së zyres”
• Udhëheqjen e partneritetit thelbësor të biznesit me Ekzekutivët tuaj
• Aftësi për menaxhim të projekteve për stafin administrativ

ZOTËRIM TË NEGOCIATAVE DHE AFTËSITË E KOMUNIKIMIT KORPORATIV
• Rritja e performancës duke u fokusuar në fortësitë tuaja
• Zhvillimi i aftësive të avancura të komunikimit korporativ dhe trajtimin e çështjeve tejet konfidenciale
• Ndërtim të një marrëdhënie të themeluar mbi besim dhe Integritet (aftësi të avancuara të komunikimit dhe të ndikimit)
• Negocimi i kontratave me furnizuesit, shitësit dhe ngritjen e kontratave; Vendim-marrje dhe Zgjidhja efektive e problemeve; Aplikimi i aftësive për negociim për të arritur në zgjidhje të favorshme për të gjithë

MJETE PRAKTIKE PËR RRITJEN E PRODUKTIVITETIT
• Përmirësoni produktivitetin tuaj me zbatimin e procedurave efektive të menaxhimit të kohës dhe mësoni hapat e lehta SMART për delegim
• Bëhuni fort të organizuar duke përdorur mënyra të zgjuara dhe më efikase të produktivitetit të Inbox-punimit me caqe dhe këshilla të reja
• Menaxhimi i prioriteteve të shumta – vetë-menaxhim dhe menaxhim të sistemit
• Rutinat praktike – Ditarët, Agjendat, Shënimet, Orarët

ARRITJA E EKUILIBRIT PUNË-JETË PËR AVANCIM MAKSIMAL NË KARRIERË
• Zotëroni kohën tuaj për të mbajtur një ekuilibër punë-jetë të shëndetshëm
• Stresi dhe si të merreni me trullosje; Menaxhimi i një ekuilibrit të shëndetshëm punë/jetë dhe menaxhimin e stresit

Ne i ftojmë të gjithë profesionistët administrativë që duan të kënaqen me një edukim njëditor të nivelit të lartë, avancim të karrierës dhe krijim të një rrjeti me profesionistë tjerë nga rajoni, që të shikojnë të gjitha hollësitë në:
http://biznisseminari.com/pristina/index.html

dhe të aplikojnë në:
info@biznisseminari.com

ose në tel.: +389 (0)2 5201 832 deri më 08Qershor, më së voni.
Përkthimi në gjuhën Shqipe do të jetë i siguruar, dhe do të jepen Çertifikata për të gjithë pjesëmarrësit.