LAJMI I FUNDIT:

Edhe një shqiptar transferohet te Baseli

Edhe një shqiptar transferohet te Baseli

Kampioni aktual i Zvicrës, Basel është gati ta shtojë numrin e shqiptarëve në radhët e veta.

Gjiganti zviceran është në negociata për transferimin e mesfushorit nga Kosova, Almen Abdi.


Ish-anëtari i Watfordit aktualisht po aktivizohet në Championshipin anglez me skuadrën Sheffield W.

30-vjeçari më parë ka luajtur në Zvicër tek Zurichu ku ishte edhe pjesë e kombëtares zvicerane vite më parë.

Për transferimin e tij, Basel pritet të paguajë rreth katër milionë euro.

Kujtojmë që aktualisht tek lideri i elitës së futbollit zviceran aktivizohet një shqiptar dhe ai është Taulant Xhaka. /Telegrafi/