LAJMI I FUNDIT:

Edhe një federatë i shtohet sportit vendor, MKRS licencon Federatën për Kajakim

Edhe një federatë i shtohet sportit vendor, MKRS licencon Federatën për Kajakim

Edhe një federatë i shtohet sportit të Kosovës. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka licencuar Federatën për Kajakim të Kosovës, të cilës i lejohet veprimtaria për vitin 2020-2021.

Në një takim të organizuar në MKRS, zëvendësministri Engelbert Zefaj, i ka dhuruar licencën kryetarit të kësaj federate, Visar Emini.


Me këtë rast, zëvendësi Zefaj, vlerësoi se me shtimin e kësaj federate të re, po pasurohet jeta sportive, po pasurohet edhe Komiteti Olimpik me një anëtar të ri dhe për të rinjtë po shtohet edhe një mundësi më tepër për t’u marrë me sport. Zëvendësministri tha se ky lloj sporti sa është ekstrem është edhe rekreativ dhe përpos që mund të ketë karakter garues, mund të shfrytëzohet edhe për turizëm dhe promovim të vendit tonë. Ai e uroi kryetarin Emini për formalizimin e federatës dhe se MKRS-ja do t’i gjendet afër në përkrahje siç i përkrah edhe organizatat tjera sportive.

Ndërkaq, kryetari Emini, e falënderoi zëvendësministrin Zefaj dhe zyrtarët e tjerë të MKRS-së, që bënë të mundur licencimin e federatës që ai udhëheq. Ai tha se me këtë hap, shumë sportistëve që gravitojnë rreth kësaj federate, u mundësohet të garojnë zyrtarisht dhe të kultivojnë talentin e tyre për këtë sport ujor. Emini e njoftoi zëvendësin Zefaj për planet dhe synimet që ka kjo federatë dhe se pret një bashkëpunim dhe përkrahje të MKRS-së në këtë drejtim.

Kryetari Emini: Federata për Kajakim e Kosovës ka pesë klube aktualisht, ky sport është zhvilluar në vendin tonë edhe në vitet e 70-ta

Federata për Kajakim e Kosovës (FKKS), po  ka lëshuar një komunikatë përmes kryetarit të saj, duke tregtuar që ky sport në Kosovë është zhvilluar edhe në të shkuarën.

Kam nderin të bëjë deklaratën e parë zyrtare në emër timin dhe të bashkëpunëtorëve nga Federata për Kajakim e Kosovës (FKKS) për opinionin e gjerë në Kosovë e sidomos për simpatizuesit e sportit të kajakimit”.

Me kënaqësinë më të madhe shfrytëzoj këtë rast që të ju njoftoj se sot kemi pranuar Licencën e FKKS-së të nënshkruar nga zonja Vlora Dumoshi – ministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

U bënë rreth dy vite nga kur disa entuziastë të kajakimit kanë filluar punën për të grupuar individët të cilët praktikonin sportin e kajakimit në Kosovë. Në fillim ishte shumë e vështirë sepse pjesa dërmuese e atyre që merreshin me këtë sport nuk njiheshin në mes vete. Ky proces po vazhdon edhe më tutje sepse shumë kajakues që merren me këtë sport në Kosovë i kemi njohur dhe jemi miqësuar me ta edhe pasi kemi aplikuar në Departamentin e Sporteve në MKRS.

Momentalisht FKKS në vete ngërthen 5 klube për kajakim dhe shumë shpejt do të pasurohet edhe me klube tjera.

Ne nuk jemi të parët në Kosovë që merremi me sportin e kajakimit. Deri më tani kemi gjetur se qysh në vitet ’70 të shekullit të kaluar, ky sport (kajak dhe kanu) është praktikuar në qytetin e Mitrovicës. (Foto 1 dhe 2)

Pastaj kemi dëshmi për praktikimin e këtij sporti edhe në qytetin e Pejës.

Me vonë mund të përmendim biznismenin nga Peja i cili jeton në Japoni Micky Haxhiislamin i cili rreth vitit ‘84 ka bërë kajakim në Liqenin e Batllavës. (Foto 3 dhe 4).

Pas luftës, ndër kajakuesit që duhet përmendur me shumë respekt është Gezim Sadiku i cili ende është aktiv në sportin e kajakimit dhe një ndër kajakuesit me përvojë më të gjatë në këtë sport! (Foto 5).

Viteve të fundit, ndër ata që duhet përmendur me mirënjohje se kanë zhvilluar dhe përhapur kajakimin në Kosovë janë: Arben Jashari, Krenar Xhaferi, Alban Rafuna, Arian Krasniqi, Taulan Hoxha, Shkrep Balidemaj, Besim Demaj, Erblin Elezi, Besar Grazhda, Shkumbin Sylejmani, Arianit Mula, Besfort Balidemaj, Dëfrim Koçinaj e shumë të tjerë.

Është tejet e rëndësishme që sporti i kajakimit të zhvillohet edhe me tej mbi këto baza të krijuara nga kajakuesit e përmendur dhe shumë të tjerë të cilët mund të mos i dijmë.

Ne jemi të vetëdijshëm që shumë punë na pret në ditët në vijim.

Synimi jonë është që FKKS të bëhet anëtare e Federatës Botërore për Kajakim (ICF – International Canoe Federation) dhe Federatës Evropiane për Kajakim (ECA – European Canoe Associacion) në mënyrë që kajakuesit nga Kosova të kenë qasje në arenën ndërkombëtare dhe të bëjnë përfaqësimin e duhur të Kosovës edhe në këtë sport.

Në një të ardhme të afërt, posa të krijohen kushtet atmosferike të përshtatshme për kajakim, do të organizohen garat e para në Kosovë sa i perket këtij sporti.

Ne poashtu mirëpresim ndihmën e të gjithë atyre që mund të kontribuojnë në avancimin e këtij sporti në Kosovë dhe më gjerë. Me këtë rast, në mënyrë të veçantë falenderojmë zonjën Vlora Dumoshi –  ministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila ka qenë e gatshme të na ndihmojë në vazhdimësi dhe në mbështeje të iniciativës tonë.

Gjithashtu shprehim mirënjohje për z.Besim Hasani, kryetar i KOK për konsultat që kemi pasur që nga dita e parë e iniciativës për themelimin e FKKS-së.

Falenderojmë poashtu z. Ibër Alaj, sekretar në MKRS, për këshillat e ofruara gjatë procesit të përgatitjes së dokumentacionit të nevojshëm për themelimin e FKKS-së.

Të nderuar miq,

Me themelimin e FKKS-së, ne kemi bërë një hap themeltar të nevojshëm dhe të domosdoshëm për të vazhduar tutje me sportin e kajakimit. Shumë punë na pret në të ardhmen, por me ndihmën e miqve dhe bashkëpunëtorëve, do t’ia dalim!“, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori