LAJMI I FUNDIT:

Edhe Mayweather konfirmon se do të ketë meç me McGregorin

Edhe Mayweather konfirmon se do të ketë meç me McGregorin

Sfida e shumëpërfolur mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather është më pranë se kurrë. Pas firmës se hedhur pak ditë më parë në kontratë nga irlandezi i arteve marciale mikse, sot ka qenë radha i boksierit amerikan të komentojë se sfida mes tyre është e vetmja që i ka ndryshuar mendjen për t’u rikthyer në ring.

“Do të kthehem në Amerikë dhe do të komunikoj me stafin tim para se të vendos gjithçka. Nuk kemi pse të nxitohemi tani, pasi kur në ring ngjitet Mayweather, bëhet fjalë për histori”, tha boksieri amerikan sot nga Britania e Madhe. Ai prej disa ditësh ndodhet aty për të parë duelin mes boksierit që ai menaxhon, Gervonta Davis (fitoi nxënësi i tij me KO ndaj Liam Walsh).


Më tej, Floyd Mayweather tha: “E vetmja gjë që më intereson është rekordi, të thyej rekordin tim në boks”, tha boksieri amerikan (49 fitore dhe asnjë humbje).

“Po, ka 90% shanse që rivali im i radhës të jetë Conor McGregor. Sfida me të është e vetmja që ka një sens për t’u rikthyer në ring, që ka shikueshmëri dhe të ardhura. Ai është një sportist profesionist, unë jam një profesionist. Ai u ka treguar vendin rivalëve në kafaz, në UFC, ndërsa unë në ring. Pra, le t’u japim njerëzve atë që ata duan, nëse ata duan një përballje të madhe mes nesh, atëherë le ta organizojmë atë”, deklaroi Floyd Mayweather për mediat sot nga Britania e Madhe. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori