Kosova sot merr lajm pozitiv për lëvizje të lirë të qytetarëve të saj, kurse pozita dhe opozita janë të interesuar për dialogun me qëllim që përfundimisht të mbyllen çështjet e hapura me Serbinë.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një intervistë për KosovaPress, në të cilën tha se lajmi pozitiv që sot e presin nga Komisioni Evropian i hap shtetit perspektivë të re.
“Temat kanë qenë dialogu, liberalizimi i vizave, procesi i integrimeve të Kosovës , progresi që është arritur dhe pas shumë kohe besoj që sot Kosovës do i shkoj një lajm i mirë, shumë pozitiv për qytetarët e Kosovës nga Brukseli. Ne presim që në Kosovë të kthehemi me rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave dhe ky është një lajm i jashtëzakonshëm, i shumë pritur edhe shumë i nevojshëm dhe i merituar për qytetarët e Kosovës. Siç e thash qytetarët tanë për një kohë të gjatë nuk kanë marr lajme të mira por sot është një lajm i madh besoj unë, e cila përfundimisht ia hap rrugën dhe perspektivën edhe qytetarëve të Kosovës të nxirren nga izolimi dhe të lëvizin dhe të ndihen sikur gjithë qytetarët e rajonit dhe vendeve tjera dhe kështu t’i hapet perspektiva e re edhe vetë Kosovës”, tha Limaj.
Limaj u shpreh se e rëndësishme është se Komisioni Evropian po ia njeh Kosovës faktin se i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave.
“E rëndësishme është se Komisioni Evropian po e pranon faktin se Kosova i ka përmbushur obligimet e saj dhe rekomandimi i Komisionit Evropian është rekomandim shumë i rëndësishëm që vjen nga institucionet e Bashkimit Evropian, ne e dimë se ka disa hallka por kjo nuk e zbehë absolutisht këtë lajm të madh pozitiv dhe e dyta adresa tash e tutje është në shtetet veç e veç të Bashkimit Evropian. Kosovës sot i njihet nga Komisioni Evropian se i ka plotësuar të gjitha kushtet për të pasur liberalizimin e vizave po them se ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Natyrisht se ka rrugë deri të vijmë atje, por do të jetë një rrugë shumë më e lehtë dhe më është adresuar çështja e kohës, rrugës se si do të vijë”, tha Limaj.
Kryetari i Nismë Socialdemokrate ka thënë se edhe në takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së delegacioni kosovar e ka shprehur vullnetin e Kosovës për të mbyllur çështjen e hapur me Serbinë.
Ai tutje u shpreh se i gjithë spektri politik kosovar, pozitë dhe opozitë janë të gatshëm për një dialog me një fund i cili çon në njohjen formale të Kosovës nga Serbia.
“Dhe për këtë lloj dialogu që çon drejt njohjen formal të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB dhe mekanizmat tjerë , Kosova është e gatshme të marr pjesë dhe të marr përgjegjësinë e saj. Ne po ashtu në gjuhën tanë thamë që spektri politik i Kosovës, pavarësisht pozitë dhe opozitë janë për një dialog të tillë i cili do të ketë këtë rezultat njohjen e Kosovës. Besoj që kemi kohë të mjaftueshme që deri në shtator që Kosova të ndërtoj një grup uniteti, një ekip të përbashkët që do të veproj ashtu siç kemi thënë konsensusin sa më të gjerë politik dhe pastaj të filloj ai dialog që do të përfundon me një marrëveshje obliguese për të dyja palët dhe marrëveshje që do qoj drejt njohjes së Kosovës edhe formalisht nga Serbia”, ka deklaruar Limaj.
Limaj po ashtu ka thënë se të gjithë duhet të kontribuojnë në ndërtimin e unitetit, derisa theksoi se që në momentin që kthehen në Kosovë do punojnë të gjejnë modalitete për ndërtimin e konsensusit të përbashkët politik.
Zëvendëskryeministri tha se askush nuk dihet të bëhet pengesë për të ndërtuar unitet lur është fjala për cështje të rëndësishme të Kosovës.
Edhe Limaj është pjesë e delegacionit nga Kosova që po qëndrojnë në Bruksel. Atje në orën 16 e 30 pritet që Komisioneri Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësi Dimitris Avramopoulos të mbajë një konferencë për media ku do të bëhet publik raporti i Komisionit Evropian për vizat.
Më herët edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë thënë se raporti për vizat për Kosovën është pozitiv.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre