LAJMI I FUNDIT:

Edhe Gjiko bën pedikyrë (Video)

Edhe Gjiko bën pedikyrë (Video)

Reperi i njohur Gjiko aktualisht është duke shijuar disa ditë pushimi me të dashurën e tij, Elita Rudi.

Ata kanë shkuar në ishujt Maldive, ndërsa përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur çastet e ëmbla që po kalojnë së bashku atje.


Gjiko është shumë i njohur për postimet e tij satirike në rrjetet sociale, gjersa një të tillë e ka bërë edhe së fundmi.

Ai ka hedhur në InstaStorty një video, ku shfaqet duke realizuar pedikyrë në një qendër estetike në Maldive.

Me shaka përgjatë videos ai thotë në anglisht se “humbi virgjinitetin” e tij në të bërit pediky, ngase këtë gjë e provoi për herë të parë.

Pushimet luksoze të personazheve VIP dhe destinacionet që ata zgjodhën këtë dimër (Foto)
Lexo po ashtu Pushimet luksoze të personazheve VIP dhe destinacionet që ata zgjodhën këtë dimër (Foto)

Ndërkohë, Elita ndodhej vetëm pak metra tutje, teksa po shijonte një masazh të mirë.

Duket se çifti në fjalë kanë shijuar një pushim vërtet të këndshëm së bashku. /Telegrafi/