LAJMI I FUNDIT:

Pushimet luksoze të personazheve VIP dhe destinacionet që ata zgjodhën këtë dimër (Foto)

Pushimet luksoze të personazheve VIP dhe destinacionet që ata zgjodhën këtë dimër (Foto)

Ndonëse jemi në stinën e dimrit, shumë prej emrave të estradës kanë vendosur që në këtë sezonë të shkojnë për pushime.

Me që vera është një stinë e ngjeshur me punë për ta, dimri duket të jetë seona perfekte për të shijuar disa ditë të mira jo-produktive, shkruan Telegrafi.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Shumë prej tyre njihen për jetën luksoze që bëjnë, ndaj dhe për pushime zgjedhin destinacione të largëta dhe vende kryesisht të trenjta.

Telegrafi ju sjell një përmbledhje të disa prej tyre.

Gjiko dhe Elita Rudi

Reperi i njohur Gjiko dhe bukuroshja Elita Rudi kanë vendosur që së fundmi t’i japin vetes disa ditë pushimi. Ata kanë shkuar në ishujt e largët në Maldive, gjersa përmes rrjeteve sociale kanë ndarë me fansat çastet e këndshme që po kalojnë së bashku atje.

Maldive është një prej vendeve më të shtrenjta për të kaluar pushimet, teksa dyshja në këtë ishull kanë shijuar plazhin dhe ditët e ngrohta.

Angela Martini dhe Dragso Savulescu

Modelja e njohur Angela Martini aktualisht është duke shijuar muajin e mjaltit me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu.

vetëm një muaj pas martesës, ata vendosën që t’i japin vetes mundësi për t’i shijuar disa ditë të mira jo-produktive në disa prej vendeve më ekzotike të Afrikës së Jugut.

Çifti në fjalë kanë publikuar në Instagram imazhe të ndryshme nga çastet e ëmbla që kanë kaluar së bashku, me ç’rast kanë treguar se sa shumë po e shijojnë pushimin e tyre.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Çifti shumë i përfolur i estradës, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë zgjedhur muajin janar për të pushuar.

Ata kanë shkuar së bashku në Bansko të Bullgarisë, për të shijuar disa ditë të mira skijimi në këtë territor, që llogaritet si një ndër vendet ideale për skijim në Ballkanin lindor.

Loqkat ?

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on Jan 10, 2018 at 4:52am PST

Në bazë të fotografive që ata kanë publikuar në Instagram, Nora dhe Roberti kanë treguar bashkë me ta gjendet edhe vajza e tyre e vogël Renee, e cila ka shijuar territoret me borë.

Ermal dhe Ariana Fejzullahu

Edhe këngëtari Ermal Fejzullahu ashtu si kolegët e tij Nora dhe Robert, ka zgjedhur Bullgarinë si destinacionin e tij për pushime dimërore.

Ai së bashku me bashkëshorten, Arianen, dy prindërit dhe tre fëmijët e tij kanë shijuar disa ditë të mira në Sofie të Bullgarisë.

Familja është e shejtë

A post shared by ArianaFejzullahu (@arianafejzullahu) on Jan 11, 2018 at 4:03am PST

Çifti shfaqen shumë të lumtur dhe të dashuruar në fotografitë e tyre në rrjetet sociale, që i publikojnë nga ky vend.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi

Këngëtarët Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë zgjedhur Evropën e mesme për pushimet e tyre dimërore.

Ata kanë shkuar në Pragë të Çekisë, ku edhe kanë pasur mundësinë të njihen me arkitekturën e bukur të këtij qyteti antik.

Ka qenë Mihrija ajo, e cila në disa fotografi të publikuara në Instagram, shfaqet në mes të pëllumbave në një nga sheshet e Pragës, duke treguar momentet e këndshme që po kalon atje.

Ledina Çelo dhe Naim Kabashi

#vacation #dubai #urlaub #holiday #anantaradubai ?☀️

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on Jan 9, 2018 at 11:37pm PST

Ndonëse prej vitesh është larguar nga skena e muzikës, këngëtarja Ledina Çelo vazhdon të jetë e përfolur në media.

Së fundmi, ajo ka shkuar së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre në Dubai.

#withmyworld #holiday #dubai ??

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on Jan 15, 2018 at 4:42am PST

Ata kanë shijuar plazhin dhe ditët e ngrohta në këtë qytet, ndërsa momentet e bukura nuk kanë hezituar t’i ndajnë edhe me fansat në rrjetet sociale.

Blero dhe Tara

❤️

A post shared by bleromuharremi (@bleromuharremi) on Jan 15, 2018 at 7:28am PST

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka vendosur që muajin janar ta ketë krejt pushim.

Këtë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar fotografi të ndryshme nga pushimet e tij që po i shijon në vendlindjen e tij, në Suedi.

I njëjti, gjatë muajit dhjetor ishte së bashku me të fejuarën e tij, Afronënm, për pushime në New York.

Tuna dhe Patrisi

Çifti simpatik, Tuna dhe Patris Berisha janarin e këtij viti kanë vendosur ta shijojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vet këngëtarja Tuna ka publikuar në Instagram disa fotografi të ëmbla, ku shfaqet në shoqëri të Patrisit dhe Tianit të vogël, duke kaluar çaste të këndshme së bashku në New York.

Përderisa këta emra pushojnë, disa të tjerë kanë vendosur që të jenë produktivë edhe gjatë janarit, duke nisur punën për projektet e reja që në muajin e parë të vitit 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori