LAJMI I FUNDIT:

Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Tre te dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Mirlinda Gashi, zëdhënëses e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se kjo gjykatë ua ka vazhduar masën e paraburgimit Naim Murselit, Granit Plavës  dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, që ndodhi më 29 nëntor 2023”.


Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, tha zëdhënësja Gashi për Telegrafin.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla sipas gjykatës ngarkohen me veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Vrasja e Liridona Ademaj, Prokuroria vazhdon hetimet mbi rastin
Lexo po ashtu Vrasja e Liridona Ademaj, Prokuroria vazhdon hetimet mbi rastin

Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën, dhe derisa e gjithë familja ishte në veturë, ai rreth orës 20:20 i del para veturës me maskë në kokë dhe e qëllon nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.

“I pandehuri N.M ishte duke lëvizur me veturën e tij, në të cilën kanë qenë e ndjera L.M dhe dy fëmijët e tyre, papritmas ka dalë para veturës i pandehuri G.P me maskë në kokë dhe revole në dorë, ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri N.M me fëmijët kishin dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur, ndërsa në veturë kishte mbetur tani e ndjera, të cilën i pandehuri G.P e kishte qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë dhe si pasojë e plagës vdekjeprurëse, e ndjera L.M kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa për këto veprime i pandehuri N.M, paraprakisht i kishte premtuar të pandehurit G.P shumën e të hollave prej 30,000.00 €”, ka njoftuar gjykata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori