LAJMI I FUNDIT:

Edhe Dua Lipa reagon për suksesin e filmit “Zgjoi”: Ndihem shumë krenare

Edhe Dua Lipa reagon për suksesin e filmit “Zgjoi”: Ndihem shumë krenare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një reagim pas triumfit të filmit “Zgjoi” në festivalin “Sundance” të Amerikës.

Ajo ka ndarë një postim në InstaStory me anë të të cilit thotë se ndihet shumë krenare për këtë arritje e po ashtu bën thirrje që të shikohet filmi.


“ZGJOI! Shkruar dhe drejtuar nga Blerta Basholli nga Kosova e cila ka fituar tri çmime në Sundance! “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”. Ndihem aq krenare! Nëse keni mundësi ju lutem shikojeni”, ka shkruar 25 vjeçarja.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Një reagim më parë për suksesin e filmit e bëri edhe artistja me prejardhje nga Peja, Rita Ora, duke u shprehur se ndihet shumë e lumtur për këtë.

Frymëzuar nga një histori e vërtetë, “Zgjoi” ndërkohë është ‘një vështrim fuqizues i një gruaje që përballet me humbjen e burrit’. Derisa është në kërkim të burrit të humbur gjatë luftës, Fahrija (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi) sfidon banorët e fshatit, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale dhe pritjet patriarkale. Ajo shpërfill fyerjet, thashethemet, e po ashtu edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave që të jenë të pavarura dhe të punojnë për të mbijetuar bashkë.

Filmi “Zgjoi”

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, teksa në rolet tjera: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori