LAJMI I FUNDIT:

Edhe djemtë e Kosovës U-14 fitojnë ndaj Bullgarisë në basketboll

Edhe djemtë e Kosovës U-14 fitojnë ndaj Bullgarisë në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Pas vashave kanë fituar edhe djemtë e Kosovës U-14 në përballje me Bullgarinë me rezultat 58-79 (10:30, 13:17, 17:15, 18:15), në kuadër të turneut YDF që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Dardanët e rinj e nisën për mrekulli ndeshjen dhe në çerekun ishin bindshëm më të mirë, duke e fituar këtë pjesë me epërsi të trefishtë, 10:30.


Periudha e dytë ishte më e barabartë, sidoqoftë, u kontrollua në tërësi nga kosovarët, që e shtuan epërsinë në 28 pikë, 21:49, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 23-49.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë, por Dardanët e menaxhuan lojën dhe epërsinë, duke triumfuar me rezultat 58-79.

Pas kësaj fitore, Kosova do të ndeshet edhe me Rumaninë, Maqedoninë Veriore dhe Turqinë.

Te Kosova u dalluan Mal Tusuni me 23 pikë e pesë pikë, Yll Kastrati me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Edin Bacevac me 15 pikë.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori