LAJMI I FUNDIT:

Edhe Behgjet Pacolli i ftuar në inaugurimin e Presidentit Joe Biden

Edhe Behgjet Pacolli i ftuar në inaugurimin e Presidentit Joe Biden

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli së bashku me bashkëshorten e tij kanë pranuar ftesë për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.


Ai ka publikuar ftesën që ka marr i pari i AKR-së, ndërsa ka theksuar se miqësia me SHBA-të është dhuratë për popullin e Kosovës.

“Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inagurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti”, shkruan Murseli.

Murseli ka thënë për Telegrafin se kësaj here kryetari i AKR-së, Pacolli nuk do të ketë mundësi të marrë pjesë në inaugurim.

Ai u shpreh se arsye për këtë është situata me pandeminë e cila ka përfshirë gjithë botën.

Ndryshe, ish deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, është në listën e të ftuarave për inagurimin e Presidentit amerikan Joe Biden.

Lajmin e ka bërë të ditur LDK-ja me anë të një komunikate dërguar mediave.

Mirëpo, Bislimit i është pamundësuar pjesëmarrja në këtë ceremoni shkaku i  protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar).

“Përkundër dëshirës që të jem prezent ne Capitol Hill në ceremoninë historike të përurimit presidencial për Biden, udhëtimi drejtë Ëashington-it po bëhet i pamundur, dhe jam detyruar të kthehem nga Vjena, si rezultat i protokolleve të ndalesës së hyrjes në SHBA të pasagjerëve që kalojnë qoftë edhe transit nëpër zonën Schengen (për shkak të Covid-19 dhe variantit të ri të virusit tanimë të konfirmuar nëpër shumë shtete, si dhe sigurisë së tejshtuar)”, ka thënë Bislimi në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori