eksperti-banner

Është mbajtur në Los Anxhelos të Kalifornisë mbrëmja e madhe muzikore "Jingle Ball", e organizuar nga gjiganti i muzikës iHeart Radio.

Ky koncert është realizuar për fansa të shumtë në prag të festave të fundvitit, të cilat janë të shumta përgjatë muajit dhjetor.


Në këtë event nuk kanë munguar edhe artistet shqiptare me famë botërore si: Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

bebe1

Dua Lipa mahniti publikun me dukjen e saj plot shkëlqim në këtë mbrëmje, teksa këndoi për fansat hitet e saj më të fundit.

Jo më pak magjike u duk edhe shqiptarja tjetër e suksesshme, Bebe Rexha, e cila ka elektrizuar publikun me paraqitjen e saj.

Fillimisht, ajo u shfaq në tapetin e kuq të eventit me një veshje të zezë lëkure së bashku me një bluzë blu të materialit zhezhet.

bebe3

Më pas, Rexha është ngjitur në skenë me një fustan të bardhë dhe të gjatë plot shkëlqim dhe me prerje, i cili vinte në pah këmbët e saj atraktive.

Bebe Rexha ka mahnitur fansat me interpretimin 'live' të hiteve të saj më të fundit si: "I'm a mess", "Kneefs", "Self Control" e shumë të tjera.

bebe2

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë me projekte të shumta dhe pjesëmarrje në evente të ndryshme botërore. /Telegrafi/

Disa pamje nga performanca e Bebe Rexhës në koncertin "Jingle Ball" të iHeart Radio:

bebe4

bebe5

bebe6

bebe7

bebe8

bebe9

bebe10

bebe11

bebe12

bebe13

bebe14

bebe15

bebe16

bebe17

bebe18

bebe19

bebe20

bebe21

bebe22

bebe23

bebe24

bebe25

bebe26

bebe27

bebe28

bebe29

bebe30

bebe31

bebe32

bebe33

bebe34