LAJMI I FUNDIT:

Edhe Arsenali e BVB pas Mancinit të Atalantas

Edhe Arsenali e BVB pas Mancinit të Atalantas
Gianluca Mancini (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver )

Gianluca Mancini është një nga zbulimet e këtij fillimi të sezonit në Serie A.

Mbrojtësi i Atalantas ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira, ai së fundmi shënoi edhe ndaj Interit.

Ky ishte goli i tretë për italianin në tetë paraqitje deri më tani, por ai ka dhuruar edhe një asistim.

Gianluca Mancini duke festuar golin ndaj Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Këto statistika dhe paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klubet të mëdha të shfaqin interesim për të nënshkruar me 22-vjeçarin.

Përveç Interit dhe Romas, sipas The Guardian kanë shfaqur interesim edhe Arsenali dhe Borussia Dortmundi.

Emery dëshiron Matan në janar
Lexo po ashtu Emery dëshiron Matan në janar

Mancini është prodhim i akademisë së Fiorentinas, por nuk ka asnjë paraqitje për ekipin e parë të Violas.

Ai aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Italisë U21. /Telegrafi/